in

Sardenjë. Arrestohet me 2 kg heroinë 41-vjeçari Gogoli

Ardian Gogoli nga Durrësi, me rezidencë në Rimini, është arrestuar në Nuoro. Droga që iu gjet në çantë, e hedhur në treg mund t’i sillte 400 mijë euro fitim

Romë, 11 nëntor 2013 – Ka përfunduar në burg durrsaku 41-vjeçar Ardian Gogoli rezident në Rimini. Lajmin e jep agjencia ANSA, sipas së cilës, ai u ndalua të shtunën e shkuar gjatë një kontrolli të rastësishëm dokumentesh të policisë në një stacion autobusësh në Nuoro të Sardenjës.

Duke parë nervozizmin e 41 vjeçarit, agjentët e policisë kanë vendosur t’i bëjnë një kontroll të imët të gjërave që kishte me vete dhe kanë zbuluar kështuse në çantën e shpinës kishte 2,2 kg heroinë e tipit brown sugar e ndarë në katër pako.

Sipas forcave të rendit, e hedhur në treg, heroina mund t’i sillte fitime për 400 mijë euro.

Nga verifikimet e rastit doli në dritë se Gogoli kishte precedentë penalë edhe për trafik ndërkombëtar droge.

 

Xhelozia, nderi dhe ekonomia, 23 gra të vrara gjatë 2013-s

I dënuar për përdhunimin e një të miture, arrestohet në Milano 29-vjeçari Përpepaj