in

Sekuestrohen këpucë me marka të falsifikuara që çoheshin në Durrës

Romë 18 tetor 2011 – Ndonjëherë na qëllon të shohim dyqaneve mallra të firmave të njohura, por që të tillë kanë vetëm etiketën: janë thjesht mallra të tjerë, të një cilësie më të ulët, të prodhuar në Kinë apo gjetkë, të cilave u vënë etiketën e firmës së njohur për t’u hedhur hi syve të blerësve e për t’u zhvatur ndonjë euro apo lek më shumë.

Një sasie e tillë këpucësh, me destinacion Shqipërinë,  është zbuluar së fundi në portin e Gioia Tauros, në Reggio Calabria. Financierët e portit bashkë me funksionarët e agjencisë së Doganave kanë sekuestruar një kontejner me mijëra palë këpucë me marka të falsifikuara që vinin nga Kina dhe shkonin drejt Durrësit.

Pas një sërë kontrollesh të dokumentacionit dhe ekspertizës së ngarkesës së vërtetë të kontejnerit nga teknikët e shoqërisë titullare të markës së këpucëve doli që ato ishin imitim, pra mall me firmë të falsifikuar. Në kontejner ishin stivuar rreth dhjetë mijë palë këpuce, prej të cilave, 1.200 mbanin me pa të drejtë markën “Lee”.

Tashmë financierët kanë nisur hetimet për gjetjen e përgjegjësve të importimit të paligjshëm të mallit me markë të falsifikuar, dhe kanë sekuestruar të gjithë kontejnerin.

Lavitola, Meta e Frattini

Aksident i rëndë në Bulqizë. Vdes një minator, plagosen 7 të tjerë