in

Sequi: “Respektoni detyrimet që vijnë nga liberalizimi i vizave”

“Përforconi politikat frenuese kundër azilkërkuesve”  ua kërkon autoriteteve shqiptare,  kreu i përfaqësisë së BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi

Tiranë, 23 nëntor 2011 – “Respektoni detyrimet që vijnë nga liberalizimi i vizave, forconi politikat frenuese” ka qenë apeli i kreut të përfaqësisë së Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi drejtuar autoriteteve shqiptare.

Gjatë prezantimit të portalit të ri të BE-së për vendet e treta, ku mund të merret çdo informacion për emigracionin drejt çdo shteti të Europës, ambasadori Sequi deklaroi se numri i kërkuesve të strehimit nga vendet e Ballkanit në BE është rritur ndjeshëm. “Kemi vërejtur rritje të azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor, që shqetëson vendet e BE-së. Situata dhe shifrat do të pasqyrohen në raportin që Komisioni Europian është duke përgatitur për të paraqitur në mbledhjen e dhjetorit.  Ajo që kërkojmë të bëjmë është forcimi i politikave të këtyre vendeve për të shmangur fenomenin”, theksoi Sequi. Ai ka saktësuar gjithashtu që azilkërkuesit, në shumicën e rasteve, deklarojnë që kanë probleme gjakmarrjeje në Shqipëri, gjë që shpesh e mbrojnë me dokumente të pavërteta.

Lexo edhe: Azilkërkuesit vënë në rrezik liberalizimin e vizave

Il famoso magico qukapik

“Inattesi istanti di silenzio” di Orenada Dhimitri all’ambasciata d’Albania