in

Serbi-Itali, rikthehet hija e serbeve qe djegin flamuj

Më 7 tetor në Beograd do të zhvillohet ndeshja e kthimit Serbi-Italia e vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Europian 2012. Drejtori i përgjithshëm i Figc, Antonello Valentini, bën të ditur në një intervistë se deri tani nuk ekziston një sektor tifozësh italianë në stadiumin serb, thjesht sepse nuk ka asnjë kërkesë për bileta. Me sa duket tifozët kanë vendosur ta ndjekin në televizion kombëtaren e kaltër, pas episodeve të rënda në ndeshjen e parë Italia-Serbi në Genova.

Dhuna e tifozëve serbë në mbrëmjen e 12 tetorit 2010 në stadiumin “Marassi”, aq sa arbitri vendosi të ndërpresë takimin sepse nuk ekzistonin më kushtet e sigurisë për lojtarët dhe spektatorët, ka lënë gjurmë e jo vetëm mes tifozëve italianë. Edhe shqiptarët do ta kenë vështirë të harrojnë pamjet e flamurit kuq e zi të djegur nga huliganët serbë në stadium dhe banderolat ku lexohej : “Kosova është zemra e Serbisë”.

Gjithsesi për ndeshjen e ardhshme nuk do të mungojnë masat e larta të sigurisë sepse Serbia kërkon me çdo kusht fitoren. Antonello Valeniti shpjegon se po bëhet ç’është e mundur për të ulur tensionin. Javën e ardhshme presidenti i Federatës Italianë të Futbollit Giancarlo Abete do të shkojë në Beograd për të nënshkruar një protokoll marrëveshjeje me federatën serbe.

Lexo edhe

Itali-Serbi: serbet djegin flamurin shqiptar

Denohet serbi Ivan qe dogji flamurin shqiptar

Del nga burgu Ivani i tmerrshem

 

 

Leon Cino i kthehet skenës. Me “Tra Uomo e Donna/Trittico”

Çelësi i artë{br}i suksesit të MILOTIT