Është tensionuar për pak kohë situata në prag të ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Mediat shqiptare njoftojnë se autoritetet serbe kanë vënë në jetë planin e tyre duke ndaluar në aeroportin e Beogradit “Niko Tesla” dhjetëra shtetas shqiptarë, mes tyre, mbi 40 gazetarë dhe biznesmenë, të cilëve u ka tërhequr pasaportat. Ndër gazetarët e bllokuar, edhe Sokol Balla, Artan Hoxha, Blendi Fevziu dhe Andi Bushati. Shkak i këtij veprimi mund të jetë fakti që një prej personave të bllokuar kishte në qafë shallin e Kombëtares shqiptare, gjë që ka shtyrë autoritetet e sigurisë të zbatojnë atë çka kishin pohuar pak ditë më parë: që do të ndalohen të gjitha simbolet shqiptare.
Mësohet gjithashtu se në aeroport është thirrur ambasadori ynë në kryeqytetin serb, Ilir Boçka, i cili që ka negociuar me policinë serbe për kapërcimin e situatës.
Nga një fotografi e sapovënë nga Blendi Fevziu në profilin Facebook, duket se ai e miqtë e tij tashmë janë lënë të lirë: siç shkruan në komentin shoqërues të fotografisë, ka mbërritur në hotel mes lojtarëve të kombëtares.