in

Shërbimi civil kërkon 3 mijë të rinj. Ditët e fundit për të aplikuar

Të rinj e të reja, edhe të huaj, nga 18 deri në 28 vjeç, mund të aplikojnë deri më 8 shkurt. Për 434 euro në muaj

 

Romë, 5 shkurt 2016 – Kërkohen të rinj e të reja, me moshë nga 18 deri në 28 vjeç, që duan t’u dedikojnë 12 muaj të jetës së tyre të tjerëve, në këmbim të 433,80 € në muaj. Mund të jenë italianë apo të huaj me qëndrim të rregullt në Itali.

Kanë mbetur vetëm 3 ditë për t’u kandiduar për garën e fundit të Shërbimit Civil Kombëtar. Brenda 8 shkurtit duhet të paraqesin kërkesë për të përfituar një nga 2.938 vendet e vëna në dispozicion për projekte që do të zhvillohen në 6 Krahina: Calabria, Campania, Lazio, Puglia, Sicilia dhe Umbria. Janë pikërisht ato krahina që përfshijnë Shërbimin Civil Kombëtar në Planin e tyre të aktualizimit të programit Garanzia Giovani., që u rezervohet të rinjve që nuk studiojnë e as punojnë. Për të marrë pjesë duhet të jesh i regjistruar në Programin Garanzia Giovani dhe të kesh nënshkruar Paktin e shërbimit me Qendrën për Punësimin dhe/ose Shërbimin kompetent.

Në portalin e Zyrës për Shërbimin Civil Kombëtar janë në dispozicion të gjitha të dhënat mbi garat e rekrutimit, formularët për paraqitjen e kërkesave dhe të gjitha informacionet e nevojshme.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Shtetësia italiane për martesë – Udhëzues i përditësuar

Shtetësia italiane, informacione me telefon nga ministria e Brendshme