in

Shërbimi civil kombëtar kërkon 3 mijë të rinj, edhe të huaj

Hapen dy gara rekrutimi për të rinj e të reja nga 18 deri në 28 vjeç për projekte që kanë të bëjnë me Jubileun dhe Programin “Garanzia Giovani”. 434 euro në muaj

Romë, 11 janar 2016 – Mundësi të reja për të rinjtë që duan t’i dedikojnë 12 muaj të jetës së tyre Shërbimit Civil Kombëtar.

Një garë për 114 vende ka të bëjë me projekte për Jubileun e Mëshirës. Vullnetarët do të angazhohen pranë Kryqit të Kuq, ministrisë së Kulturës, Karitasit dhe enteve të tjera. Kërkesat duhen paraqitur brenda 25 janarit 2016.

Me një tjetër garë të hapur kërkohen 2.938 vullnetarë në 6 Krahina (Calabria, Campania, Lazio, Puglia, Sicilia, Umbria) që përfshijnë Shërbimin Civil Kombëtar në Planin e tyre të aktualizimit të programit Garanzia Giovani. Për të marrë pjesë duhet të jesh future në Programin Garanzia Giovani, që u rezervohet të rinjve që nuk studiojnë e as punojnë. Kërkesat paraqiten brenda datës 8 shkurt 2016.

Në të dyja rastet, vendet janë për të rinj e të reja me moshë 18-28 vjeç, italianë e të huaj, me kusht që të jenë me qëndrim të rregullt në Itali. Shërbimi civil zgjat një vit dhe paguhet me 433,80 euro në muaj.

Në portalin e Zyrës për Shërbimin Civil Kombëtar janë në dispozicion të gjitha të dhënat mbi garat e rekrutimit, formularët për paraqitjen e kërkesave dhe të gjitha informacionet e nevojshme.

EP

 

Loja me zarar e paragjykimit

Bonus bebe. Edhe për 2016-tën çeku për prindërit e rinj, italianë e imigrantë