in

Shërbimi Civil. Reforma e shtrin edhe për të rinjtë e huaj

Edhe të rinjtë jo italianë “me qëndrim të rregullt” do të marrin pjesë. Një amendamend në projektin e ligjit mbi Sektorin e Tretë, më në fund, zbaton vendimet e gjykatave dhe të Kushtetueses

Romë, 11 mars 2016 – U deshën disa vjet këmbëngulje dhe vendime gjykatash të të asaj Kushtetuese, por më në fund pjesëmarrja e të rinjve të huaj në Shërbimin Civil do të jetë e parashikuar me ligj, duke hequr njëherë e përgjithmonë një diskriminim të padrejtë.

Garat e fundit të Shërbimit Civil Kombëtar pranonin edhe kandidatë pa shtetësi italialiane, kryesisht bij imigrantësh të rritur në Itali, të ashtuquajturit Breza të dytë. Falë ankimeve antidiskriminim të paraqitura nga disa prej atyre të rinjve bashkë me shoqata e sindikata, që detyruan gjykatën kushtetuese të deklaronte antikushtetuese kriterin e shtetësisë italiane.

Ndërsa ndodhte kjo, qeveria paraqiti në Parlament një reformë të Sektorit të Tretë që do të rishkruante rregullat për Shërbimin Civil, por në të cilën nuk ndërhyhej shprehimisht mbi aksesin e të rinjve të huaj. Edhe Dhoma e Deputetëve që e miratoi reformën, nuk pati kurajon të shtonte një rresht me të cilin të sqaroheshin gjërat njëherë e mirë.

Tani reforma e Sektorit të Tretë është në Senat, ku më në fund ligjvënësit u kujtuan. Mjaftoi një amendamend, i paraqitur nga raportuesi i reformës senatori Lepri (PD) dhe i miratuar më 8 mars me miratimin e qeverisë. Teksti origjinal thonte “kontigjenti i të rinjve me moshë nga 18 deri në 28 vjeç mund të pranohen në Shërbimin civil”. Amendamendi thjesht ka specifikuar që ata “të rinj” mund të jenë “italianë apo të huaj me qëndrim të rregullt”.

E pra mjaftonin vetëm pak fjalë për një ndryshim të madh.

EP

 

Shqiptarët e Serie A më pak të paguarit mes kolegëve

Refugjatët në kufi me Shqipërinë. Tirana i kërkon ndihmë policisë italiane