in

Shoqata Occhio Blu sjell në teatër “Vendi ku nuk vdes kurrë”

Më 30 prill, në orën 20.45, në Piccolo Eliseo Patroni Griffi të Romës, studentë të akademisë Silvio d’Amico do të lexojnë pjesë nga vepra “Il Paese dove non si muore mai” e Ornela Vorpsit që do të jetë e pranishme e do të prezantojë veprën e saj

Romë, 24 prill 2014 – Vazhdojnë aktivitetet e shoqatës Occhio Blu Anna Cenerini Bova në Romë. Pas konferencës mbi “surrealizmin socialist në Shqipëri”, veprimtaria e radhës është leximi skenik i romanit “Vendi ku nuk vdes kurrë” e shkrimtares Ornela Vorpsi, që do të mbahet të mërkurën, më 30 prill në orën 20.45 në teatrin Piccolo Eliseo Patroni Griffi në qendër të Romës (rruga Nazionale, 183). Pjesë nga romani do të lexohen nga pesë aktore te reja (Flaminia Cuzzoli, Vittoria Faro, Gloria Gulino, Valentina Ruggeri, Giulia Tomaselli) të diplomuara në Akademinë e Artit Dramaturgjik Silvio d’Amico të Romës, me regjinë e profesorit të kësaj akademie, Massimiliano Farau. Pas shfaqjes do të mbahet një debat mbi veprën në të cilin do të marrë pjesë edhe autorja e “Vendi ku nuk vdes kurrë”, Ornela Vorpsi, që për këtë libër është vlerësuar mes të tjerash edhe me çmimin Grinzane Cavour për vepra të para.

Ky është i pari takim i projektit të shoqatës Occhio Blu Anna Cenerini Bova për vënien në skenë të spektakleve teatrale nga vepra të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Për realizimin e këtij projekti shoqata po bashkëpunon me Akademinë e njohur italiane Silvio d’Amico dhe Akademinë e Arteve të Tiranës.

Hyrja në teatër do të jetë falas, por është i detyrueshëm prenotimi i vendit që mund të bëhet duke telefonuar në 366.68.155.43 në oraret 10.30-13.00 dhe 14.00-18.00.

Ornela Vorpsi

Ornela Vorpsi (Tirana, 1968) ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe më pas në Akademinë e Brera-s. Nga viti 1997 jeton në Paris. Është shkrimtare, fotografe, piktore dhe video-artiste. Në Itali ka botuar “Il paese dove non si muore mai” (Einaudi 2005; çmimi Grinzane Cavour për vepra të para, çmimi Viareggio Kultura europiane, çmimi Vigevano, çmimi Rapallo për vepra të para, çmimi Elio Vittorini për vepra të para), “Vetri rosa” (Nottetempo 2006) dhe “La mano che non mordi” (Einaudi 2007; çmimi për letërsinë e udhëtimit Albatros città di Palestrina, çmimi Città di Tropea), Bevete cacao van Houten! (Einaudi 2010) dhe Fuorimondo (Einaudi 2012).

Konsiderohet mes 35 shkrimtarëve më të mirë evropianë në antologjinë Best European Fiction të kuruar nga Aleksandar Hemon (Dalkey Achive Press 2010).

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Praktikë pune pranë Ambasadës së Shqipërisë në Romë

Miss Italia apre alle figlie degli immigrati? Solo un pochino