in

Shqipëri-Maqedoni. Arrihet marrëveshja për njohjen e viteve të punës për pensionet

Kush punon në dy vendet fqinje do të mund të mbledhë vitet e punës për të përfituar pension në një prej tyre. Marrëveshje e tillë pritet prej vitesh me interes të veçantë nga emigrantët e shumtë shqiptarë në Itali e Greqi

 

Tiranë, 12 korrik 2016 – Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, priti dje ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale të Maqedonisë, Dime Spasov, në takim zyrtar ku u diskutua rreth zhvillimit të tregut të punës, bashkëpunimit për çështjet sociale, bashkëpunimit në fushën e arsimit profesional, bashkëpunimit rinor.

Akti më i rëndësishëm i nënshkruar dje është padyshim marrëveshja mbi mbrojtjen sociale. Marrëveshja njeh vitet e punës për qytetarët shqiptarë që punojnë në Maqedoni dhe anasjelltas, njeh vitet e punës së qytetarëve maqedonas që punojnë në vendin tonë.

Marrëveshja do të zbatohet për skemën e sigurimeve shoqerore dhe konkretisht për përfitime financiare për, sëmundje, për personat e punësuar; barrëlindje, për personat e punësuar dhe të vetëpunësuar, aksidente në punë dhe sëmundjet profesionale për personat e punësuar, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, për personat e punësuar, të vetëpunësuar, si dhe për punëdhënësit.

Ministri Klosi deklaroi se marrëveshja do të nxisë bashkëpunimin në tregun e punës mes dy shteteve dhe vjen në kuadër të një pune të madhe që Shteti shqiptar po bën me të gjitha shtetet ku jetojnë dhe punojnë shqiptarë në Europë e më gjerë. Një marrëveshje e tillë pritet – por deri tani nuk është arritur asgjë konkrete – me interes veçanërisht në Itali e Greqi, nga qindra mijëra imigrantë shqiptarë që jetojnë në këto dy vende.

Nga anë e tij, ministri maqedonas i Punës dhe Çështjeve Sociale, Dime Spasov, deklaroi se nënshkrimi i marrëveshjes do të nxisë lehtësinë e levizjes së punonjësve të të dyja vendeve. Bashkëpunimi në fushën e arsimit profesional do të jëtë një tjetër cështje shumë e rëndësishme mes dy vendeve, sikundër edhe bashkëpunimi rinor përmes projekteve të përbashkëta në kuadër edhe të marrëveshjes për ngritjen e zyrës së parë rinore rajonale në Tiranë. Ministri Spasov ftoi ministrin Klosi për vizitë zyrtare në Shkup në muajin tetor, ftesë të cilën ministri Klosi e mirëpriti me kënaqësi.

 

 

 

Cartella di Equitalia. Cosa è e come si paga

“Vi salveremo tutti” – Guardia Costiera strappa i migranti alla morte (VIDEO)