in

Shqipëria e vitit 1912 në 87 fotografi me ngjyra

Më 24 tetor, në kinema “Millennium” do të shfaqet një material filmik me 87 fotografi me ngjyra të Shqipërisë së vitit 1912-të.

Shqipërinë e vitit të Pavarësisë jemi mësuar ta shikojmë përmes imazheve bardhezi. Tashmë, në prag të 100-vjetorit, do të kemi mundësi ta shikojmë me ngjyra, falë disa fotografive të rralla që Ambasada franceze sjell për herë të parë në Shqipëri.

Pas punës kërkimore në arkivat e Francës nga Këshilltari për Bashkëpunimin dhe Kulturën në ambasadën Franceze, Hubert le Forestier, më 24 tetor, në Kinema “Millennium” do të shfaqet një material filmik me 87 fotografi me ngjyra të Shqipërisë së vitit 1912-të.

Po si u zbuluan këto fotografi? Në një intervistë për ATSH-në, Hubert le Forestier tha se gjithçka nisi duke kërkuar materiale që dëshmojnë prezencën e Francës në Shqipëri, gjatë periudhës së Pavarësisë. “Filluam të kërkojmë për gjurmë dhe menduam se duhet të kishte piktura të asaj kohe, por në fakt gjetëm fotografi të bëra nga një gjeograf dhe një fotograf francez që kanë ardhur në veri të Shqipërisë në vitin 1912”, tha le Forestier.

Fotografitë që pasqyrojnë njerëzit dhe jetën e tyre në fillim të shekullit të XX janë pjesë e “Arkivit të Planetit”, të Albert Kahn-it në Paris. Ato tashmë janë të arkivuara aty por askush më parë nuk kishte shkuar t’i kërkonte ato. Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, kjo është një dhuratë për Shqipërinë nga Ambasada franceze që do t’i shkojë Qendrës së Studimeve Albanologjike.

Albert Kahn i krijoi “Arkivat e Planetit” dhe ambicja e tij ishte të dokumentojë historinë dhe të fiksojë në kujtesën filmike mënyrën e jetesës dhe zakonet e shoqërive më të frazhilizuara përpara se e gjitha kjo të zhduket përballë globalizmit që po shfaqej në fillim të shekulit XX. Në këtë mënyrë ai dërgon gjeografët dhe fotografët e tij në rreth pesëdhjetë vende të Evropës, Azisë dhe Afrikës.

“Kemi gjetur edhe një film që është 5 minuta dhe që tregon Shqipërinë e saj kohe nga Durrësi në Shkodër. Gjithashtu kemi gjetur edhe një tekst të gjeografit që erdhi në Shqipëri Jean Brunhes që ka qënë një mbrojtës i çështjes së Shqiptarëve dhe i Pavarësisë së Shqipërisë”, tha Hubert le Forestier për ATSH-në.

Në vitin 1913 Jean Brunhes, gjeograf i njohur, dhe August Léon, fotograf me shumë famë, mbërrijnë në Shqipëri për një mision prej pesë ditësh. Gjithçka që ata panë do të prezantohet nesër në “Millennium” e më pas në 11 qytete të tjera të Shqipërisë si, Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, Korçë, Durrës, Shkodër, etj.

Më 19 nëntor ato do të prezantohen edhe në Institutin e Studimeve dhe Qytetërimeve të Gjuhës Orientale në Paris, si dhe Ambasadën Shqiptare në Paris. Gjithashtu do t’i kërkohet Muzeut Albert Kahn që produksioni audioviziv të shfaqet një ditë edhe në ambjentet e tij.

Sipas Hubert le Forestier, prezantimi i këtyre fotografive në Shëqipëri ka një vlerë historike pasi është Shqipëria në momentin e shpalljes së Pavarësisë. “Për njerzit që e njohin atë periudhë do të jetë një emocion i fortë që ta shikojë foto me ngjyra që në atë kohë nuk egzistonin. Një vlerë tjetër është edhe se kemi dëshmi të Francës në atë kohë dhe se sa ajo e ka mbështetur çështjen shqiptare dhe ne për këtë jemi shumë krenarë”, tha Hubert le Forestier.

Po përse këto fotografi të rralla që sjellin ngjyrat e Shqipërisë në vitin 1912 nuk prezantohen në letër, por në formatin audiovisual? Sipas Hubert le Forestier qëllimi është që të tërheqin publikun e ri në moshë që nuk e njeh Shqipërinë e asaj kohe dhe që kjo mënyrë do ta tërheqë më shumë.

Projeksioni shfaqet nesër, ora 19:30 në Kinema “Millennium”, ndërsa një ditë më pas në Akademinë e Shkencave do të zhvillohet konferenca “Shqipëria në Arkivat e Planetit” me pjesëmarrjen e Serge Fouchard, Drejtori i Forografisë në Muzeun “Albert Kahn”, Paris.

Faik Kreshpa. Telegrafisti që njoftoi botën për aktin e pavarësisë

Mio nonno era italiano, posso avere la cittadinanza?