in

Shqipëria në borë e të ftohtë. Situatë e rënduar për zonat e thella malore

Reshjet e dëborës kanë vështirësuar situatën në disa prej fshatrave dhe komunave malore dhe kanë rënduar apo bllokuar qarkullimin në disa prej tyre.

Nga informacionet e fundit mësohet se reshjet e dëborës kanë lënë të izoluar banorët e 12 fshatrave të komunës së Lekbibajt, në rrethin e Tropojë, ku trashësia e borës në qendër ka arritur në 70 centimetra, ndërsa në fshatrat e thella 1,5 metra.

Ndërprerja prej dy ditësh e reshjeve të dëborës në qarkun e Kukësit, ka ndikuar në përmirësimin disi të situatës, ndonëse shtresa e dëborës së mëparëshme e kthyer në akull, ka vështirësuar punën e borëpastrueseve për rihapjen e akseve  rurale. 

Megjithë situatën e krijuar, lëvizja e mjeteve në autostradën e Kombit është përmirësuar dhe aktualisht  qarkullohet pa zinxhirë, ndërsa në akset e tjera, për shkak të akullit dhe dëborës, lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë, nën kontrollin policisë rrugore, e cila nuk lejon lëvizjen e mjeteve pa pajisjet dimërore.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në disa prej akseve rrugore në zonat verilindore e juglindje të vendit, ku qarkullimi i mjeteve vijon të mbetet problematik, për shkak të reshjeve dhe temperaturave të ulëta. Drejtoria e Rrugëve bëri të ditur sot se në disa akse rrugore, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Më problematike gjendja paraqitet në qarkun e Kukësit, Dibrës, Shkodrës, Lezhës dhe Korçës.

Në qarkun e Shkodrës, edhe pse prej dy ditësh nuk ka reshje bore dhe shiu, temperaturat e ulëta kanë krijuar ngricat. Në orët e natës, temperaturat shënojnë disa gradë nën zero, duke krijuar shtresa akulli, dhe në shumë prej akseve në komunat malore, ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Në Rajonin e Elbasanit akset nacionale janë të kalueshme., me përjashtim të rrugës Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”, ku gjatë orëve të para të mëngjesit është vështirësuar qarkullimi, për shkak të shtresës së akullit dhe gurëve të rënë nga traseja e rrugës. (ATSh)

Shtetësia italiane. Si kërkohet? Vlen edhe për bijtë e rritur?

PE: Sì allo status di candidato all’Albania, ma solo dopo aver fatto le riforme