Gjatë fundjavës, Armand Duka është takuar me Camolese, De Biasi, Benny Carbone, Pillon e Donadoni, ndërsa Beretta ishte takuar një javë më parë në Vienë.
Duket se shumë shpejt do të merret një vendim e Shqipëria mund të ketë sërish një trajner italian, pas Giuseppe Dossenës që qëndroi vërtet shumë pak në stolin kuqezi, nga 10 korriku 2002 deri më 10 shtator 2002. Pas tij deri më sot, kanë drejtuar skuadrën kuqezi gjermani, Hans Peter Brigel, kroati Oto Bariç, holandezi Ari Haan, dhe së fundmi, kroati Josip Kuže, që nuk do të përtërijë kontratën me federatën shqiptare për shkak se “nuk përmbushi objektivat e paracaktuar” siç është shprehur Duka.