Edhe këtë vit në Sallonin ndërkombëtar të Librit në Torino, më i rëndësishmi në Itali dhe një prej më të rëndësishmëve në Europë, do të jetë e pranishme edhe Shqipëria. Përveç se me disa botues, janë program një sërë takimesh me disa shkrimtarë shqiptarë.
E diel, më 15 maj 2011 ora 19.00
Takim me shkrimtaren Elvira Dones, e cila sapo ka nxjerrë në qarkullim romanin e saj “Una piccola guerra perfetta” (Einaudi – Stile Libero Big) me parathënie të Roberto Savianos.
E hënë 16 maj 2011 ora 19.00
Takim me poetin shqiptar Gëzim Hajdari
Tema e diskutimit është “Të huajt e Italisë, Gëzim Hajdari, il poeti i mërgimit”
Takimi është organizuar në kuadrin e aktiviteteve të seksionit Lingua Madre nën kujdesin e shoqatës Art@mia, Bibliotekave torineze, Koperativës Orso, Alba Media dhe LietoColle Editore. Debati do të hapet nga Artin Picari dhe do të mbajë një fjalë të shkurtër Ugo Fracassa.
E enjte, 12 maj 2011 ora 14.30
Rosita Ferrato dhe prezantimi i librit të saj “Albania: sguardo di una reporter”. Takimi është organizuar në kuadrin e aktiviteteve të seksionit Lingua Madre nën kujdesin e Qendrës së Kulturës Shqiptare në bashkëpunim me Shoqatën Vatra të Torinos, shoqata Illyricum dhe FIAP me ndihmën e Ambasadës shqiptare në Romë. Ndër të tjerët do të jenë të pranishëm konsulli shqiptar në Milano Gjon Coba, Davide Demichelis, Benko Gjata dhe Daniela Finocchi
E Hënë 16 maj 2011 ora 13.30
Carmine Abate, Darien Levani e Leoreta Ndoci
Takimi është organizuar në kuadrin e aktiviteteve të seksionit Lingua Madre nën kujdesin e shoqatës Art@mia, Bibliotekave torineze, Koperativës Orso, Alba Media dhe LietoColle Editore. Moderon Blenti Shehaj
Kontrolloni këtu programin e Sallonit ndërkombëtar të librit të Torinos