in

Shqipëria rrëfehet: migrim, media dhe integrim

Të shtunën, më 4 dhjetor në orën 14.30, në Sala Uno, sheshi Porta San Giovanni 10, Romë, do të zhvillohet veprimtaria “Shqipëria rrëfehet: migrim, media dhe integrim” ku do të flitet për integrimin dhe rolin e mediave. Takimi organizohet nga Albania News me mbështetjen e RESI grup dhe PosteMobile, me patronazhin e Ambasadës së Shqipërisë në Romë dhe të shoqatës Alba Media.

Takimi përqendrohet mbi temën e integrimit, një nga pikat kyçe të debatit shoqëror e kulturor në Itali mbi imigracionin dhe bashkëjetesën mes kulturave të ndryshme, por edhe në Shqipëri kur trajtohet adezioni i shumëdëshiruar në Bashkimin Europian.

Sot Shqipëria ka mëse një milion “ambasadorë” të saj të pranishëm në vendet evropiane, imigrantë e qytetarë të rinj të vendeve ku punojnë e jetojnë. Kjo situatë ngre edhe disa pikëpyetje e reflektime që në mënyrë të pashmangshme prekin edhe rolin themelor që komunikimi ndërkulturor, i kuptuar edhe si komunikim institucional, zë në ndërtimin e urave dhe të rrjeteve mes dy brigjeve të Adriatikut.

“Shqipëria rrëfehet: migrim, media dhe integrim” është menduar si një takim ku studiues dhe ekspertë të ndryshëm reflektojnë dhe japin mendimet, përvojat dhe idetë e tyre mbi komunikimin ndërkulturor dhe integrimin.

Do të marrin pjesë në takim eksponentë të shoqatave të shqiptarëve në Itali, politikanë, studiues, gazetarë dhe qytetarë të interesuar për këto tema, mes të cilëve edhe ambasadori i Shqipërisë në Romë, Llesh Kola.

Programi i punimeve të takimit “Shqipëria rrëfehet: migrim, media dhe integrim

Përmbytje në Shkodër: Largohen nga shtëpitë e tyre mbi 500 familje

Kur Nënë Tereza vinte në Tiranë/2