in

Shqipëria sot në Eurovision me “Identitet” (VIDEO)

Sejko dhe Lulgjuraj do të interpretojnë në gjuhën shqipe në Eurovision

Romë, 16 maj 2013 – Shqipëria do të prezantohet sot, e 14-ta në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovizionit. Me këngën “Identitet” që do të interpretohet në gjuhën shqipe.

Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj me këngën “Identitet” do të çojnë në skenën e Malmos në Suedi, tingujt e rock-ut shqiptar.  

“Kënga jonë është për identitetin shqiptar. Një mesazh të cilin ne po përpiqemi ta ndajmë përmes tekstit, i cili flet për shpresën që një ditë edhe vendi ynë t’i bashkohet identitetit europian”, është shprehur Adrian Lulgjuraj.

Artistët shqiptarë pritet të shkundin skenën e Eurovizionit, siç thuhet në faqen zyrtare të këtij kompeticioni. Këngëtarët nuk do të jenë vetëm në skenë. Për të sjellë tingujt rrok këngëtarët do të shoqërohen edhe nga një baterist, një perkusionist, një tastierë dhe një kitarë bas.

Video zyrtre e këngës në Eurovision:

Lina Alushi: “Ho vinto un premio con Gjylsyme, la mia bisnonna da raccontare”

The voice of Italy. Elhaida Dani një hap larg gjysmëfinales