in

Shqipëria uron, Shqipëria dhuron

Nis një mesazh urimi me një sms në +355.67.40.67.677. Do të shfaqet në fasadën e Kryeministrisë, ndërsa paratë e mesazheve do të shkojnë në një fond solidariteti

Tiranë, 26 dhjetor 2013 – “Shqipëria uron, Shqipëria dhuron”. Është kjo nisma e fundit e qeverisë që ka për synim të mbledhë një fond modest bamirësie, “për të ndarë gëzimin e festave me ata që këto festa i gjejnë në vështirësi dhe në pamundësi” siç shkruhet në komunikatën e ekzekutivit.

Çdokush mund të nisë urimet me sms në numrin +355.67.40.67.677. Ato do të projektohen në fasadën e kryeministrisë, ndërsa paratë e mbledhura nga mesazhet telefonike do të shkojnë në një fond solidariteti për njerëz në nevojë.

Muri i kryeministrisë kthehet çdo natë në wall për të lënë mesazhe urimesh në këtë periudhë festash. Urimet do të prodhojnë edhe një fond modest bamirësie. Kështu një urim për njeriun e zemrës, familjen, miqtë e të afërmit, është edhe një dhuratë për dikë që ka nevojë për dorën e shtrirë të solidaritetit tuaj” shkruan edhe kryeministri Rama në profilin e tij Facebook.

Ftesës së tij “bëje edhe ti, lër mesazhin tënd në një wall festash mbi murin e kryeministrisë”  i është përgjigjur edhe ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi që u uron shqiptarëve që 2014 “të jetë një vit më pranë Evropës”.

(Ndiqni ShqiptariiItalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Colf, badanti e babysitter. È tempo di tredicesima

Nis Festivali i Këngës në RTSh. Pak këngëtarë në garë, katër prezantues