Lonely Planet, një ndër prijësit e udhëtimeve më të njohura në botë ka përpiluar një listë me dhjetë vendet që nuk duhen humbur për vitin 2011. Vendi i parë është Shqipëria
Mund të duket e pabesueshme, por në guidën e fundit “Best in Travel 2011” të Lonely Planet, vendi më i këshilluar për të kaluar pushime mbresëlënëse apo për t’u vizituar është Shqipëria. Komenti natyrisht është shumë pozitiv dhe inkurajues:
Jo shumë kohë më parë, kur vendet e Ballkanit ishin destinacionet turistike për më guximtarët, vetëm ata që ishin verte sypatrëmbur udhëtonin në Shqipëri. Më pas, në vitet nëntëdhjetë Backpacker (turistët që organizojnë udhëtimet e tyre në mënyrë të pavarur) zbuluan këtë vend misterioz: filluan të qarkullojnë lajme për plazhe të kaltëra, gatim shumë të mirë, jetë nate dhe aventura, përveç dhe mundësisë për të përjetuar një përvojë jashtë vendeve të zakonshme turistike, në kontakt me mirëpritjen e vendasve.
E lodhur nga të konsideruarit pikë turistike e rrezikshme dhe e lidhur me klishenë e kriminalitetit, Shqipëria shpalli në fillim të këtij dhjetëvjeçari se është “Një dashuri e re mesdhetare”, slogani i entit shqiptar të turizmit. E tanimë dadoja është hedhur: ky vend nuk do të mbetet gjatë i mënjanuar.
Ndër vendet pak a shumë të afërt në guidë përfshihet dhe Bullgaria, në vend të pestë. Ndërsa Italia radhitet në vend të shtatë. Komenti është një përzjerje ironie dhe preference për këtë vend që konsiderohet “si një nga më të bukurit e botës, pavarësisht nga llafet e gazetave për Silvio Berlusconin, korrupsionin dhe skandalet seksuale”
Dhjetë destinacionet e këshilluara janë
1.Shqipëri
2.Brazil
3. Kepi i Gjelbër
4. Panama
5. Bullgaria
6. Vanuatu
7. Itali
8. Tanzania
9. Siri
10. Japoni
Lexo edhe: L’Albania, tutta da scoprire
Albania, il paese che non c’era