in

Qeveria miraton paketën e re të sigurisë

Përtëritje e lejeqëndrimeve në Komuna dhe dëbim i shtetasve komunitarë. Rregullat e reja të aprovuara nga Këshilli i Ministrave

Romë, 5 nëntor 2010 – Përtëritja e lejeqëndrimeve do t’u besohet Komunave dhe do të  riatdhesohen shtetasit komunitarë që nuk plotësojnë kushtet për të qëndruar në Itali. Janë këto të rejat kryesore për sa i përket imigracionit në paketën e re të sigurisë të aprovuar sot në mëngjes nga Këshilli i Ministrave.

Kjo paketë masash, që parashikon dhe norma kundër prostitucionit dhe u siguron kryebashkiakëve një bashkëpunim më të ngushtë me forcat e rendit, u çua në Këshillin e Ministrave nga Roberto Maroni. Ajo përbëhet nga një dekret ligj dhe nga një projekt-ligj. Duhet të jetë zbatimi i angazhimeve të marra nga qeveria në fund të muajit shtator, kur kërkoi dhe fitoi besimin në Parlament.

Për sa u përket lejeqëndrimeve, projektligji i aprovuar sot duket se ia beson qeverisë detyrën për të ripërcaktuar procedurat që duhen ndjekur për përtëritjen tyre, duke përfshirë edhe Entet vendore.
“Çdo vit jepen 500 mijë lejeqëndrime të reja dhe kjo kompetencë duhet t’u mbetet Kuesturave” tha Maroni sepse për lëshimin e lejeqëndrimit për herë të parë, janë gjithnjë të domosdoshëm kontrolle të Policisë. Synimi është të krijohet një procedurë e re që “përtëritja e lejeqëndrimit t’u uhiqet Kuesturave dhe t’u besohet Komunave ku banojnë emigrantët”.

Një ndryshim i thellë për të cilin flitej prej vitesh, por që deri tani kishte mbetur vetëm propozim.
Por qeverisa synon të rishikojë rregullat mbi dëbimin e të huajve komunitarë. Sot rumunët dhe shtetasit e tjerë të BE-së mund të qëndrojnë në Itali për një periudhë mbi tre-mujorë vetëm nëse kanë një vend pune, nëse studiojnë ose gjithsesi kanë mjetet për t’i mbajtur pa rënduar mbi arkat e shtetit. Ata që nuk plotësojnë këto kushte vetëm mund të ftohen që të largohen. Por dëbimi i vërtetë me shoqërim në kufi kryhet vetëm në raste të jashtëzakonshme kur personi paraqet rrezik publik.

“Sot shkelja e rregullave nuk ndëshkohet. Ne kemi vendosur ta ndëshkojmë” shpjegoi Maroni. Edhe sipas tekstit të aprovuar sot shtetasve komunitarë që nuk plotësojnë kushtet për të qëndruar, i bëhet një thirrje për t’u larguar. Nëse kapen sërish në Itali “parashikohet largimi me forcë për arsye rendi publik” e pra do të riatdhesohen nga Policia.

Dëbimi i komunitarëve është futur në projekt-ligj, ndaj përpara se të hyjë në fuqi duhet të shqyrtohet nga Parlamenti. Gjë kjo që do t’i japë kohë edhe Komisionit Europian për të vlerësuar rregullat e reja dhe nëse është e nevojshme, të ngrejë zërin, në rast se këto masa shkelin të drejtat e të gjithë qytetarëve europianë.

Elvio Pasca

Shqipëria vendi i parë i këshilluar nga Lonely Planet

Nevojë urgjente për pasaportën e re: në Tiranë për dy ditë kundrejt 15 mijë lekëve