in

Shqipëria votoi. Për bashkinë e Tiranës kryeson Veliaj

Me 45% të kutive të numëruara, Veliaj kryeson mbi Kosovën me mëse 20 mijë vota

Tiranë, 22 qershor 2015 – Vazhdon me ritme të mira numërimi në bashkitë e mëdha të vendit, ku edhe pse rezultati përfundimtar akoma nuk mund të jepet, prirja shihet qartë nga numri i lartë i kutive të hapura e të numëruara deri tani.

Tiranë, ku janë numëruar votat e 389 qendrave të votimit nga 864 gjithsej, pra 45%, Erion Veliaj kryeson me mbi 20 mijë vota ndaj kandidatit të koalicionit të djathtë, Halim Kosova.
Në vlera absolute, kandidati i AShE-së ka marrë 72.546 vota (53,73%), ndërsa Halim Kosova, kandidati i APPD-së, 52.301 vota (38,73%).

Kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi, me 7.201 apo 5,33% të preferencave renditet i treti, mbi Sazan Gurin (1.525 ose 1,13%), Arban Tafaj (1.050 vota ose 0,78%) dhe Dhimitër Muslia (408 vota, 0,3%).

17 bashki kanë tashmë kryetarin e ri
Pusteci përfundon i pari numërimin
Në votime as gjysma e zgjedhësve
Shqipëria votoi. Nis numërimi
Shqipëria votoi. Shumë protestuan duke shkarravitur fletën e votimit (FOTO)
Shqipëria në zgjedhje. Nën kontrollin e vëzhguesve ndërkombëtarë

Shqipëria votoi. 17 bashki kanë tashmë kryetarin e ri

OSBE/ODIHR: “Ndikimi i partive të mëdha kufizoi lirinë e shtypit”