in

SHQIPËRIA VOTOI – Rezultatet në kohë reale

Shqipëria ende nuk di kush është fituesi i zgjedhjeve. Për sondazhet dhe exit poll duket se këtë radhë fuqinë e merr koalicioni i majtë. Procesi i mirëfilltë i numërimit të votave mbrëmë pas mesnate. Gjatë natës, i ngadaltë e me ndërprerje të shpeshta, por pa asnjë incident, disi më i shpejtë mëngjesin e sotëm.

Vazhdon epërsia e koalicionit të majtë mbi të djathtin që mbetet në krye vetëm në qarkun e Kukësit.

Të dhënat e fundit sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të orës 00.20 të 25 qershorit:

KORÇË

Korça janë numëruar deri tani 401 nga 447 kuti gjithsej
ASHE ka marrë 79838 vota, APMI 51844 vota, FRD 1328 vota.

ELBASAN

Elbasan, numërohen 312 nga 540 kuti
ASHE ka marre 60738 vota, APMI 43227, FRD 1475 .

KUKES

Numërohen 132 nga 169 kuti gjithsej
ASHE ka marrë 12327 vota, APMI 20447 vota dhe 226 vota FRD.

DURRËS

Në Qarkun Durrës janë numëruar deri tani 169 nga 444 kuti gjithsej
31074 vota, APMI 25868, FRD 1620 dhe AK 130 vota.

FIER

Në këtë qark janë numëruar deri tani 301 nga 576 kuti gjithsej
ASHE 66121 vota, APMI 32785 vota,
3499 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti.

LEZHË

Numërohen deri tani 190 nga 258 kuti gjithsej
ASHE ka marrë 29838 vota, APMI 26211 vota, FRD 654 vota.

TIRANË

Në këtë qark janë numëruar aktualisht 529 nga 1422 kuti votimi
ASHE ka marrë 91699, APMI 66294 dhe FRD 3902.

BERAT

Në qarkun e Beratit janë numëruar deri tani 203 nga 302 kuti
ASHE 46471 vota, APMI 15541 vota, FRD 328 vota.

DIBËR

Në Dibër janë numëruar 198 nga 264 kuti
ASHE numëron 28658 vota, APMI 26370, FRD 1807 vota.

GJIROKASTËR

Në Gjirokastër janë numëruar 114 nga 237 kuti gjithsej
ASHE ka marrë 17454 vota, ndërsa APMI 7556, FRD 139 vota.

SHKODËR

Qarku Shkodër janë numëruar deri tani 273 nga 417 kuti gjithsej
ASHE ka marrë 41376, APMI 35070, FRD 1614 vota.

VLORË

Qarku Vlorë janë numëruar 321 nga 432 kuti
ASHE ka marrë 61822 vota, APMI 29223 vota.
Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 2040 vota,
FRD 175 vota kurse AK, 39 vota.

Ora 20.50 – Bregu: “Të ruhen deri në fund standardet e zgjedhjeve”

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaroi nga selia e Partisë Demokratike se është e rëndësishme të ruhen deri n fund standardet më të larta të këtyre zgjedhjeve.

“Numërimi i votave po vazhdon duke e ngushtuar diferencën mes dy koalicioneve. Ky proces, ashtu si dhe procesi i votimit po vazhdon normalisht dhe duke respektuar kodin zgjedhor”, tha Bregu, në një deklarate për mediat.

Ajo theksoi se është e rëndësishme të ruhen deri në fund standardet më të larta të këtyre zgjedhjeve. Në emër të Partisë Demokratike, vijoi Bregu, shpreh mirënjohje dhe falënderim për të gjithë numëruesit, komisionerët dhe vëzhguesit për përpjekjet e tyre për një proces të shpejtë dhe të saktë.

Bregu i ftoi ata të numërojnë me durim dhe vendosmëri çdo votë të qytetarëve. “Procesi duhet të vazhdojë normalisht, në çdo qendër votimi dhe asnjë forcë politike nuk duhet ta bllokojë atë, siç është sinjali në disa KZAZ”, u shpreh Bregu.

Ora 16.00 – Të dhënat e fundit sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

KORÇË

Korça janë numëruar deri tani 236/447 kuti gjithsej ku
ASHE ka marrë 45.835 vota, APMI 31.047 vota, FRD 737 vota.

ELBASAN

Elbasan, numërohen 108/540 kuti, ku
ASHE ka marrë 21.547 vota, APMI 15.156 vota, FRD 626 vota.

KUKËS – Këtu vazhdon të fitojë bindshëm koalicioni i djathtë

Numërohen 119/169 kuti gjithsej, ku
ASHE ka marrë 10.130 vota, APMI 18.060 vota dhe 199 vota FRD.

DURRËS

Në Qarkun Durrës janë numëruar deri tani 85/444 kuti gjithsej,
ASHE 15.941 vota, APMI 13.378 vota, FRD me 771 vota dhe AK 130 vota.

FIER

Në këtë qark janë numëruar deri tani 151/576 kuti gjithsej
ASHE 35.034 vota, APMI 17.322 vota, kurse 1.546 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti.

LEZHË

Numërohen deri tani 104/258 kuti gjithsej
ASHE ka marrë 14.267 vota, APMI 12.767 vota, FRD 285 vota dhe AK 85 vota.

TIRANË

Në këtë qark janë numëruar aktualisht 247/1422 kuti votimi ku
ASHE ka marrë 44.612 vota, APMI 31.963 vota, FRD 1.838 vota dhe AK 883 vota.

BERAT

Në qarkun e Beratit janë numëruar deri tani 109/302 kuti
ASHE 24.562 vota, APMI 3.225 vota, FRD 137 vota.

DIBËR

Në Dibër janë numëruar 105/264 kuti ku
ASHE numëron 16.617 vota, ndërsa APMI 14.295 vota, FRD 878 vota.

GJIROKASTËR

Në Gjirokastër janë numëruar 45/237 kuti gjithsej ku
ASHE ka marrë 5.645 vota, ndërsa APMI 2.431, FRD 41 vota dhe AK 3 vota.

SHKODËR

Qarku Shkodër janë numëruar deri tani 137/417 kuti gjithsej ku
ASHE ka marrë 21.591 vota, APMI 16.960, dhe FRD 756 vota.

VLORË

Qarku Vlorë janë numëruar 192/432 kuti ku
ASHE ka marrë 38.634 vota, APMI 18.273 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 1.369 vota, FRD 175 vota kurse AK, 39 vota.

Gerti Bogdani: Qesh mirë kush qesh i fundit

Në një konferencë shumë të shkurtër për shtyp nga Partia Demokratike, Bogdani pasi falënderoi komisionerët për punën që po bëjnë, tha se tashmë numërimi po shkon në favor të të djathtëve. “Ne jemi besimplotë se do të jemi fitues, të inkurajuar nga rezultati që tregojnë rritje të ndjeshme tonën”.

Ai këshilloi Edi Ramën të mos këndojë fitoren kaq shpejt. Ai kujtoi se edhe në vitin 2009 dhe 2011, në këtë çast të numërimit të votave e majta deklaronte fitore por të dyja herët ai mbeti në opozitë.

Ora 14.00 – Kryeson bindshëm koalicioni rreth Partisë Socialiste

KQZ njofton se janë numëruar 1309 kuti nga 5508 gjithsej.

Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane, kryeson në 11 qarqe të vendit, me përjashtim të Kukësit. Tashmë ka edhe nga ata që bëjnë sarkazëm me PD-në me batuta si “Jozefina Topalli u lodh por ia doli ta bëjë Shkodrën socialiste” apo “Lulzim Basha humbi edhe shtëpinë e tij” (që i referohet faktit që edhe në lagjen ku ka votuar vetë Basha në Tiranë ka fituar e majta).

Deri në orën 14.00:

TIRANE
Numërohen 226 kuti nga 1422
APMI 39,94% / 28208 vota
ASHE 56,47% / 40749 vota

DURRES
APMI 44,91% / 12447 vota
ASHE 52,01% / 14415 vota

ELBASAN
APMI 40,93% / 14425
ASHE 57,03% / 20150

LEZHE
APMI 46,05% / 11859
ASHE 52,52% / 14073

VLORE
APMI 30,26% / 12148
ASHE 65,34% / 27380
Arben Malaj 958 vota

GJIROKASTER

APMI 30,52% / 1877
ASHE 68,93% / 4939

KUKES

APMI 63,29% / 17529
ASHE 35,75% / 9901

SHKODER

APMI 42,70% / 13744

ASHE 55,08% / 18044

KORÇE

APMI 39,81% / 29594

ASHE 59,01% / 43863

FIER

APMI 31.11% / 13857
ASHE 63,93% / 28477

Dritan Prifti 1281 vota

DIBER

APMI 44,59% / 11174
ASHE 52,35% / 13118

BERAT

APMI 28,37% / 13225
ASHE 70,73% / 20570

Edhe KQZ, në bazë të rezultateve të deritanishme i jep koalicionit të majtë një avantazh të thellë, duke kapur 84 mandate. Ndërkohë koalicioni i djathtë ka vetëm 56 mandate.

Qarku Tiranë, koalicioni i majtë ASHE 19 mandate, koalicioni i djathtë APMI 13 mandate;
Qarku Elbasan, koalicioni i majtë ASHE 8 mandate, koalicioni i djathtë APMI 6 mandate;
Qarku Durres, koalicioni i majtë ASHE 7 mandate, koalicioni i djathtë APMI 6 mandate;
Qarku Shkodër, koalicioni i majtë ASHE 6 mandate, koalicioni i djathtë APMI 5 mandate;
Qarku Fier, koalicioni i majtë ASHE 11 mandate, koalicioni i djathtë APMI 5 mandate;
Qarku Vlorë, koalicioni i majtë ASHE 8 mandate, koalicioni i djathtë APMI 4 mandate;
Qarku Korçë, koalicioni i majtë ASHE 7 mandate, koalicioni i djathtë APMI 5 mandate;
Qarku Berat, koalicioni i majtë ASHE 6 mandate, koalicioni i djathtë APMI 2 mandate;
Qarku Lezhë, koalicioni i majtë ASHE 4 mandate, koalicioni i djathtë APMI 3 mandate;
Qarku Gjirokastër, koalicioni i majtë ASHE 4 mandate, koalicioni i djathtë APMI 1 mandat;
Qarku Kukës, koalicioni i majtë ASHE 1 mandat, koalicioni i djathtë APMI 3 mandate;
Qarku Dibër, koalicioni i majtë ASHE 3 mandate, koalicioni i djathtë APMI 3 mandate.

Rama: “Fitore më e thellë nga sa pritej”. Berishës: “Të bashkëpunojmë që procesi të shkojë mbarë”

Kreu i socialisteve, Edi Rama, sapo deklaroi se “Rilindja jo vetëm fitoi mbi rrënimin, por fitorja do te jete me e thelle nga sa pritej”.

“Thirrja ime për çdo deputet, çdo drejtues e koordinator, numërues të PS dhe për Aleancën për Shqipërinë evropiane: asnjë votë nuk duhet të cenohet. Në respekt të çdo shqiptari, të sigurojmë se çdo votë që zgjedhësit kanë çuar në kutinë e votimit do të numërohet dhe të shkojë në atë adresë ku e kanë çuar. Të mbrojmë çdo votë të çdo subjekti zgjedhor të koalicionit tonë”- tha Rama.

Drejtuar Berishës tha se “ka gjithnjë një kohë për të humbur. Të bashkëpunojmë që procesi të shkojë përpara pa pengesa”.

Ora 12.30 – Kryeson e majta në 11 qarqe. Koalicioni i djathtë vetëm në Kukës

Sipas të dhënave më të fundit zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet për të gjitha qarqet në Shqipëri:

TIRANE

APMI 39,86% / 23.490 vota
ASHE 56,45% / 33.261 vota

DURRES

APMI 45,46% / 9.475 vota
ASHE 51,61% / 10.758 vota

ELBASAN

APMI 41,03% / 12.718
ASHE 56,70% / 17.714

LEZHE

APMI 46,75% / 9.667
ASHE 51,97% / 10.301

VLORE

APMI 31,13% / 9.296
ASHE 64,18% / 19.156
Arben Malaj 735 vota

GJIROKASTER

APMI 30,79% / 1.466
ASHE 68,63% / 3.268

KUKES

APMI 63,57% / 13.418
ASHE 35,45% / 7.913

SHKODER

APMI 47,77% / 10.714
ASHE 55,09% / 13.802

KORÇE

APMI 40,07% / 25.250
ASHE 58,70% / 36.422

FIER

APMI 31.38% / 13.020
ASHE 63,53% / 26.547

DIBER

APMI 44,63% / 9.705
ASHE 52,36% / 11.339

BERAT

APMI 28,37% / 8.107
ASHE 70,73% / 2.057

Shijaku kthehet majtas

Një nga bastionet e të djathtës, Shijaku, ka mbyllur numërimin e votave, duke i dhënë fitoren Partisë Socialiste me 344 vota avantazh në 17 kuti të numëruara.

Ndërkohë pritet për të parë se si do të jetë rezultati në të tjerë bastione të së djathtës, ku interesi është i madh. Mes tyre spikat Kavaja.

Çorovoda mbetet bastion i LSI-së

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Çorovodë, që njihet edhe si bastion i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Dhe Partia Demokratike ka dalë e treta si forcë politike, duke marrë vetëm 289 vota. Në fakt në të gjithë qarkun PD rrezikon që të katandiset si forcë e tretë politikë.

Në Çorovodë PS ka marrë 1.020 vota, LSI ka marrë 1.581 vota dhe PD vetëm 289 vota.

Vazhdon epërsia e të majtës

Deri më tani janë numëruar 1.231 kuti votimi nga 5.508 në total dhe sërish koalicioni i majtë është në avantazh të thellë në krahasim me koalicionin e djathtë.

Sipas projeksioneve, koalicioni i majtë merr 84 mandate, i djathti 56.

E djathta humbet 8%në krahasim me vitin 2009, kurse koalicioni i majtë fiton 13,4% në krahasim me zgjedhjet e shkuara.

Në Tiranë koalicioni i majtë merr 19 mandate, kurse koalicioni i djathtë merr 13 mandate.

Kukan: “Berisha do ta pranojë rezultatin”

“Procesi i votimit ishte i qetë, ndërsa shpresojmë që kështu të vazhdohet”, deklaroi sot Kryetari i komisionit Ad Hoc i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan.

I shoqëruar nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, Kukan ka zhvilluar takime me Kryeministrin Sali Berisha dhe më pas edhe me kreun e PS-së, Edi Rama.

Në një prononcim për mediat, në përfundim të takimit me Ramën nga selia rozë, Kukan tha se përveç incidentit të Laçit, procesi ishte normal, duke shtuar se zgjedhjet do të jenë fitorja e Shqipërisë dhe një hap përpara drejt Bashkimit Europian.

“PE po e ndjek me interes procesin zgjedhor. Është përgjegjësi e liderëve politikë për këtë mbarëvajtje të procesit zgjedhor, pasi këto zgjedhje janë vendimtare për vendin, është fitore për gjithë vendin, për integrimin në BE dhe të ardhmen evropiane”, tha Kryetari i delegacionit  të PE për marrëdhëniet me Evropën Juglindore.

I pyetur nga mediat lidhur me takimin e zhvilluar me Kryeministrin Berisha dhe kryesocialistin Rama, Kukan tha se “u dhashë të njëjtin mesazh që të dyve, se të gjithë në Europë presin zgjedhje të ndershme”. Ai bëri të ditur gjithashtu se kryeministri Berisha e kishte garantuar se do të pranonte verdiktin e qytetarëve.

Kuvendi i ardhshëm: 84 me 56 për koalicionin e majtë

Rezultatet e deritanishme sipas qarqeve deri tani japin një fitore të thellë të të majtës: në bazë të përllogaritjes së 140 mandateve me të dhënat e pjesshme të dhëna nga KQZ mund të thuhet se koalicioni i majtë i PS-së fiton 84 vende në Kuvend ndërsa i djathti vetëm 56. Bie në sy që në koalicionin e djathtë, PDIU mund të arrijë të marrë 3 mandate.

Ja sa deputetë nxjerr secili nga 12 qarqet e Shqipërisë në bazë të Kodit Zgjedhor

Tirana ka 32 deputetë
Fieri  ka 16 deputetë
Elbasani ka 14 deputetë
Durrësi ka 13 deputetë
Vlora ka 12 deputetë
Korça ka 12 deputetë
Shkodra ka 11 deputetë
Berati ka 8 deputetë
Lezha ka 7 deputetë
Dibra ka 6 deputetë
Gjirokastra ka 5 deputetë
Kukësi ka 4 deputetë

Pjesëmarrja në zgjedhje 53,24%

Sipas të dhënave të deritanishme të mbledhura nga KQZ pjesëmarrja në zgjedhje është:
Berati 58,27% ; Dibër 69,57%; Durrës 47,74% ; Elbasan 52,98% ; Fier 48,30% ; Gjirokastër 50,09% ; Korcë 53,24% ; Kukës 58,61% ; Lezhë 50,63%, Shkodër 42,48% ; Tiranë 55,71%; Vlorë 44,35%. Në nivel kombëtar 53,24%

Ora 10.40 – Kryeson koalicioni i majtë

REZULTATET NE RANG VENDI DERI NE OREN 10:30:
ALEANCA PER PUNESIM, MIREQENIE DHE INTEGRIM (koalicioni i djathtë) – 40,44% të votave
ALEANCA PER SHQIPERINE EUROPIANE (koalicioni i majtë) – 57.84% të votave)

Sipas të dhënave më të fundit të KQZ-së koalicioni i majtë (ASHE) kryeson në çdo qark me përjashtim të Kukësit:

TIRANË

Janë numëruar aktualisht 147 nga 1422  kuti votimi ku ASHE ka marrë 26500 vota, APMI 18838 vota, AK 578 vota dhe FRD 1124 vota.

KORÇË

Janë numëruar deri tani 134 nga 447 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 20374 vota, APMI  14898 vota, FRD 330 vota.

KUKËS

Janë numëruar 74 nga 169 kuti gjithsej, ku ASHE ka marrë 5822 vota, APMI 10969 vota, dhe 82 vota FRD.

ELBASAN

Janë numëruar 88 kuti nga 540 kuti, ku ASHE ka marrë 11523 vota, APMI 88128 vota, FRD 340 vota.

DURRËS

Janë numëruar deri tani 49  nga 444 kuti gjithsej, ASHE 8491 vota, APMI 7568 vota, AK 72 dhe FRD me 445 vota.

FIER

Janë numëruar deri tani 106/576 kuti gjithsej ASHE 23184 vota, APMI 19439 vota,  AK 181 vota, FRD 494 kurse 862 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti.

LEZHË

Janë numëruar deri tani 69 nga 258 kuti gjithsej ASHE ka marrë 9091 vota, APMI 8285 vota, dhe 83 vota FRD.

BERAT

Janë numëruar deri tani 79/302 kuti ASHE 18467 vota, APMI 7656 vota, FRD 145  vota, AK, 84.

DIBËR

Janë numëruar 53 nga 264 kuti ku ASHE ka marrë 6540 vota, 6071 vota APMI, 323 FRD.

GJIROKASTËR

Janë numëruar 20 nga 237 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 2472 vota, 1018 APMI dhe 17 vota FRD.

SHKODËR

Janë numëruar deri tani 56/417 kuti gjithsej ku ASHE ka marrë 8343 vota, APMI 6008, dhe FRD 207 vota.

VLORË

Janë numëruar 78 nga 432 kuti ku ASHE ka marrë 14164 vota, APMI 6919 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 383 vota, FRD 175 vota kurse AK, 39 vota.

Ora 10.00 – Pak kuti të numëruara

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Qarkun e Tiranës ka përfunduar numërimi në 129 kuti nga 1422 gjithsej, në Qarkun e Fierit janë numëruar 106 kuti nga 576 gjithsej, në qarkun e Lezhës janë numëruar 69 kuti nga 258 gjithsej, në Qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi për 79 kuti nga 169 gjithsej, në Qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 20 kuti nga 237 gjithsej. 

Në Qarkun e Durrësit janë numëruar 41 kuti nga 444 gjithsej, në Qarkun e Vlorës janë numëruar 83 kuti nga 432 gjithsej, në Qarkun e Dibrës janë numëruar 53 kuti nga 264 gjithsej, në Qarkun e Shkodrës janë numëruar 56 kuti nga 417 gjithsej, në Qarkun e Elbasanit janë numëruar 87 kuti nga 540 gjithsej, në Qarkun e Korçës janë numëruar 152 kuti nga 447 gjithsej dhe në Qarkun e Beratit janë numëruar 70 kuti nga 302 gjithsej.

Sipas kutive të para të votimit të numëruara, Partia Demokratike është fituese në veri të vendit, duke kryesuar në Kukës,ndërkohë që PS-ja kryeson në zona të tjera, si në Tiranë, Fier, Elbasan, Vlorë, Berat, Dibër, Gjirokastër, Shkodër.

Super hëna

Italiani a 18 anni. Meno ostacoli e una lettera del Comune