in

Shqiptarët nuk po abuzojnë me liberalizimin e vizave

Ky vlerësim është bërë në takimin që  Ministri i  Brendshëm shqiptar Bujar Nishani, zhvilloi me përfaqësuesen për Emigracionin në Ministrinë e Brendshme të Mbretërisë së Belgjikës, Katy Verzelen

Tiranë, 23 qershor2011 – Lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë në hapësirën Shengen ishte tema kryesore e takimit që ministri i Brendshëm Nishani, zhvilloi sot me përfaqësuesen për Emigracionin të Ministrisë së Brendshme të Belgjikës, Katy Verzelen. 

Dy zyrtaret e lartë diskutuan për ecurinë e deritanishme të lëvizjes së lirë në zonën Shengen të qytetarëve shqiptarë, lëvizje që ka nisur që prej 15 dhjetorit 2010.     

Në takim ministri Nishani e cilësoi mjaft inkurajuese punën e ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit vlerësimet pozitive të Komisionit Europian për Shqipërinë në raportin mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në zonën Shengen.

Përfaqësuesja për Emigracionin e Ministrisë së Brendshme të Belgjikës, Katy Verzelen, përcolli në takim konstatimet pozitive lidhur me respektimin e rregullave të lëvizjes së lirë nga qytetarët shqiptarë dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes strukturave homologe për çështje të migrimit dhe azilit të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Belgjikës. Znj. Verzelen vlerësoi gjithashtu fushatën ndërgjegjësuese që ndërmori qeveria shqiptare për informimin e qytetarëve mbi rregullat e lëvizjes së lirë në zonën Shengen, që ka qenë një faktor i rëndësishëm për ecurinë normale dhe pa probleme të këtij procesi.
Ministri Nishani nga anë e tij nënvizoi përdorimin me efikasitet të kapaciteteve njerëzore e teknike për kontrollin e kufirit, për implementimin me sukses të legjislacionit për azilin dhe për faktin se nuk ka pasur kërkesa për azil nga qytetarët shqiptarë në vendet e BE. Ai përshëndeti edhe vlerësimet pozitive të shprehura publikisht për këtë çështje nga ana e Sekretarit për Migrimin dhe Azilin të Mbretërisë së Belgjikës, Melchior Wathelet.
Ministri informoi funksionaren e lartë belge për emigracionin se fushata për informimin e qytetarëve mbi rregullat e lëvizjes së lirë në zonën Shengen do të vijojë edhe më tej në përgjigje të rekomandimeve të Komisionit Europian.

 

KQZ mbyll numërimin. Fitues Basha me 95 vota mbi Ramën

Amnistia e kontributeve shoqërore, përfitim për personat e bizneset