in

Shqiptarët pa viza edhe në Serbi

Qeveria e Serbisë ka vendosur të heqë regjimin e vizave për shtetasit e Republikës së Shqipërisë.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta zyrtare serbe e datës 1 dhjetor. Sipas saj shtetasit shqiptarë të pajisur me dokumenta e nevojshme për udhëtim të lëshuara nga autoritetet shqiptare do të mund të hyjnë lirisht në territorin serb.

Sipas gazetës zyrtare serbe vendimi është marrë më 26 nëntor nga zëvendëskryeministri dhe ministër i punëvë të brendshme të Beogradit Ivica Dacic. Ky vendim duhet të hyjë në fuqi që më 2 dhjetor 2010, një ditë pas botimit në gazetën zyrtare.

Në prill të këtij viti Shqipëria i hoqi në mënyrë të njëanshme vizat për shtetasit serbë.

As rroga e trembëdhjetë nuk ndihmon për rritjen e konsumit

Përmbytje në Shkodër: Largohen nga shtëpitë e tyre mbi 500 familje