in

Shqiptari i guximshëm që u prish planin hajdutëve të fqinjit…

Romë, 3 tetor 2011 – Mediat Arezzonotizie.it e La nazione sjellin sot në faqet e tyre internet rastin e një shqiptari “të guximshëm”, siç e quajnë ato, në San Giovanni Valdarno që me të dëgjuar zhurma në apartamentin e fqinjit, nuk mendohet dy herë por del nga shtëpi e tij e përpiqet të ndalë dy hajdutët. Nuk ia arrin, përkundrazi merr një grusht në fytyrë, por fiton edhe simpatinë e vendasve.

Praktikisht ngjarja është e të shtunës mbrëma. Shqiptari, rezident në nj pallat në rrugën Giotto në qendër të San Giovanni Valdarnos, ka dëgjuar zhurma që vinin nga apartamenti përbri të tijit. Është ngritur e ka dalë për të parë ç’ndodhte, kur ka parë nëpër shkallë dy persona që largoheshin me vrap, ndërsa alarmi i shtëpisë së fqinjit, që personat ishin përpjekur të hapnin, kish nisur të binte. Duke kuptuar se dy burrat që ia kishin dhënë vrapit, ishin përpjekur të hapnin apartamentin e fqinjit, u është vënë nga pas dhe është përpjekur t’i ndalojë, por njëri prej tyre është kthyer dhe e ka goditur fort me grusht në fytyrë.

Karabinierët e San Giovannit kanë mbërritur në vendngjarje e kanë nisur hetimet, ndërsa shqiptarin e kanë çuar ta mjekojnë në spital.

 

 

Sa kohë duhet kaluar në Shqipëri nga një udhëtim Schengen në tjetrin për turizëm?

Adrian Paci kthehet në shtëpi