in

Shqiptari klandestin a mund të aplikojë për pasaportë biometrike në konsullatë?

Jam klandestin, por kam pasaportën e vjetër shqiptare.  A mund të aplikoj për pasaportën biometrike në Milano apo Romë?

Natyrisht që mund të aplikoni. Shteti shqiptar mundëson aplikimin në zyrën konsullore të Romës apo në konsullatën e Milanos për t-u ardhur në ndihmë shtetasve shqiptarë, të cilëve nuk u kërkohet të tregojnë nëse kanë apo jo qëndrim të rregullt në Itali por vetëm që të kenë me vete një dokument të vlefshëm. Për më tepër, në konsullatat shqiptare në Itali, po të dëshirojnë mund të aplikojnë edhe shqiptarë që nuk jetojnë në Itali.

Për të ditur më shumë mbi mënyrën e aplikimit, dokumentet e nevojshme dhe shumën mund të lexoni edhe: Gjithçka mbi pasaportën biometrike në Itali

Shtohen dhuruesit e huaj, ndërsa mbeten të paktë italianët

Në pritje të lejeqëndrimit të parë a mund të shkoj me pushime në Shqipëri?