in

Shtëpitë në ankand. Unar: “Posta po diskriminon imigrantët”

Gjykimi i Zyrës kundër diskriminimit: “I pajustifikueshëm kriteri i shtetësisë”. Por shoqëria e drejtuar nga Massimo Sarmi nuk tërhiqet: “E parashikon ligji, imigrantët mund të marrin pjesë në ankand kur të bëhen italianë” shpjegon për stranieriinitalia.it

Romë, 13 korrik 2011 – Postat italiane nuk mund të përjashtojnë imigrantët nga ankandi për shitjen e apartamenteve të saj. Të fusësh mes kritereve edhe shtetësinë përbën diskriminim.

Ky është mendimi i Zyrës Kombëtare Kundër Dskriminimeve Raciale, Unar, që i ka kërkuar shoqërisë Poste Italiane spa të udhëhequr nga Massimo Sarmi të të bëjë prapakthehu. Tani  për tani kjo është thjeshtë një këshillë, por nëse Posta nuk vepron në këtë drejtim, pra t’u hapë rrugë edhe imigrantëve për të marrë pjesë në ankand, rrezikon të përfundojë përpara gjykatësit.

Çështja ka të bëjë me apartamentet e nxjerra në ankand në Brescia, Novara, Vercelli, Verona dhe Taranto. Për të marrë pjesë, shpjegon lajmërimi i Postës, nevojitet plotësimi i “kritereve të parashikuara nga ligjet në fuqi që përcaktojnë se kush ka të drejtën e banesave të ndërtimeve rezidenciale shtetërore, dhe në veçanti shtetësia italiane”.

Ndërhyrjen e Unar-it e kërkuan Asgi, Shoqata e Studimeve juridike mbi imigracionin dhe Cgil e Brescias përmes Fondacionit Guido Piccini. Për arsyen se, vinin në dukje ata, Teksti unik për imigracionin thotë shprehimisht që imigrantët e rregullt e kartë qëndrimi apo lejeqëndrim dyvjeçar kanë të drejta të barabarta me italianët përsa i përket mundësisë së përfitimit nga shtëpitë popullore.

Pikërisht kësaj norme i referohet edhe gjykimi i nënshkruar më 4 korrik nga këshilltarja e Unar-it Oriana Calabresi. Sipas ekspertes, lajmërimi i Postës “mund të konsiderohet akt me përmbajtje diskriminuese” (pra të paligjshme), mungon “një justifikim objektiv dhe i arsyeshëm” për futjen e kriterit të shtetësisë italiane, si edhe “një raport i drejtë mes objektivit dhe mjeteve të përdorura”.

Clabresi kujton se diskriminime të këtij lloji, që lidhen me mundësinë e marrjes së shtëpisë, “nuk janë raste të rralla” dhe merr si shembull komunën e Milanos, që u jepte më shumë pikë italiane se të huajve në mënyrë që të parët të renditeshin më lart në listën e personave që mund të përfitonin një shtëpi, derisa gjykata e detyroi të bënte prapakthehu. “Ndaj këshillojmë Poste Italiane spa – përfundon ekspertja – t’u përshtatet parimeve të mos diskriminimit”.

Do të marrë parasysh Posta këtë këshillë? Duket se jo, nga ç’lexohet në mesazhin që i ka nisur redaksisë së Stranieriinitalia.it.

“Kriteri i shtetësisë italiane – thotë mesazhi – përcaktohet me ligj dhe kërkohet nga të gjitha entet që shesin banesa të ndërtimeve rezidenciale shtetërore”. “Poste Italiane spa – shton – respekton nomat në fuqi gjatë shitjes së pronave të veta të patundshme”, për të përfunduar me një saktësim, që të befason e të lë shije të hidhur: “Imigranti me shtetësinë italiane do të mund të marrë pjesë lirisht në ankandin për blerjen e banesave”.

Lexo Gjykimin e UNAR-it

Elvio Pasca

 

Të dëbuar, ndërrojnë emër për të ardhur sërish në Itali

Dy aksidente në punë{br}Lëndohen rëndë dy shqiptarë