in

Shtetësi nderi për bijtë e imigrantëve edhe në Treviso

Ius soli simbolike në ish fortesën e Legës së Veriut: “Duam të’i japim një mesazh të fortë qeverisë”. Gentilini: “Tërbim i çmendur”

Romë, 18 tetor 2013 – Edhe Treviso dëshiron të japë shtetësinë e nderit fëmijëve të imigrantëve të lindur në Itali. Një “ius soli” (e drejtë sipas vendit)  vetëm simbolike por që këtu dhe në shumë komuna të tjera që kanë bërë të njëjtën zgjedhje, dëshiron të jetë një shtysë më shumë ppër të ndryshuar vërtet rregullat mbi dhënien e shtetësisë.

“Është një sinjal që duam t’i çojmë qeverisë” thotë shefja e arsimit dhe e Integrimit e Komunës, Anna Caterina Cabino. Ajo është e forcës së majtë SEL, por propozimi është pritur mirë nga i gjithë koalicioni i qendrës së majtë që administron qytetin. “PD – thotë nënkryetari i komunës Roberto Grigoletto – edhe gjatë administratës së shkuar kishte paraqitur një mocion në këtë aspekt. Pra mbi këtë propozim jemi të gjithë dakord”.

“Propozimi im – shpjegon Cabino – është t’u japim shtetësinë e nderit bijve të imigrantëve që jetojnë në Treviso në çastin kur regjistrohen në shkollën e detyrueshme, pra kur mbushin gjashtë vjeç. Hyrja në shkollë përfaqëson, në përgjithësi, edhe hyrjen në shoqëri. Ndaj është e drejtë të shoqërohet me një gjest të rëndësishëm edhe pse simbolik. Do të ishte një hap i madh drejt integrimit”.

Një hap akoma më simbolik po të konsiderohet se deri pak muaj më parë në Treviso ishte kryetar bashkie “sherifi” legist Giancarlo Gentilini. Ai që hiqte stolat vetëm e vetëm që të mos uleshin imigrantët apo që donte t’i vishte si lepuj e pastaj “bum bum”. Ai që është dënuar për racizëm në dy shkallë të gjykimit.

Sherifit nuk i pëlqen aspak propozimi i këtyre të rinjve. “Më duket – komenton – një tërbim i çmendur. Shtetësia e Nderit u jepet atyre që e meritojnë, jo fëmijëve të huaj. Unë ia dhashë Pierre Cardin-it. E meqë ra fjala, stolat që hoqa unë nga stacioni, fatmirësisht, nuk i kanë vënë më”.

 

Ricongiungimento familiare. Ho una ditta individuale, come dimostro il reddito?

Rama a Rai3: “Gli italiani? Albanesi vestiti da Versace”