in

Shtetësia italiane. Heshtje e Lëvizjes 5 Yjet mbi reformën, asnjë amendament

Asnjë ndërhyrje në debatin e përgjithshëm, asnjë propozim i depozituar në Komision për modifikimin e tekstit. Di Maio: “Do të bëjmë pjesën tonë”. Kur?

Romë, 2 maj 2016 – “Jemi duke punuar, janë shumë…”. Orteku i amendamentevereformës së shtetësisë, apo më mirë “kundër” reformës, po vë në vështirësi serioze edhe efikasitetin proverbial të përgjegjësve të sistemimit të dokumentacionit në Senat.

dosjen e madhe të formuar javën e shkuar ka mbi shtatë mijë, por për të mësuar se çfarë thonë në detaj duhet pritur akoma. Në fillim duhen kataloguar e renditur, pastaj do t’i takojë presidencës së Komisionit për Çështjet Kushtetuese të japë miratimin për publikimin dhe informimin e senatorëve që do kenë kështu mundësi të shohin se si kolegët e tyre duan të ndryshojnë rregullat e reja për t’u bërë italianë.

Ndërkaq, konfirmohet që më “pjellorët” kanë qenë senatorët e Legës së Veriut. Me teknikën e përsosur të obstruksionizmit, kanë përsëritur një ushtrim të parë tashmë edhe herë të tjera, duke zhvendosur presje e fjalë apo duke gjetur sinonime për të shumëfishuar si me magji të njëjtat tekste, kanë paraqitur shtatë mijë amendamente.

Të pakta amendamentet e PD-së që mban shtrënguar tekstin e miratuar në Dhomën e Deputetëve.

Mes këtyre dy ekstremeve gjenden gjenden të gjitha grupimet e tjera politike, me një përjashtim tejet të dukshëm. Sipas Stranieriinitalia.it, në fakt, rezulton se Lëvizja 5 Yjet (M5S) nuk ka paraqitur asnjë amendament. Një heshtje në përputhje të plotë me atoë të mbajtur gjatë debatit të përgjithshëm në Komision, që nuk ka pati asnjë ndërhyrje “grilline”.

Vetëm para debatit të përgjithshëm, ndërsa shqyrtoheshin çështjet paragjykuese, ishte bërë i gjallë Vito Crimi, për të thënë që nevojitej kohë “për të shqyrtuar në përmbajtje projektligjet”, edhe “për të bërë disa modifikime. Për shembull, do të ishte e udhës një verifikim i njohjes së gjuhës italiane”. Shqyrtimi i përmbajtjes u bë, por tani për tani, nuk ka asnjë gjurmë të atyre “modifikimeve” për të cilat fliste Crimi.

Lëvizjes 5 Yjet, i pëlqen reforma e shtetësisë kështu siç është? Një javë më parë, i ftuar në “Che Tempo che Fa” Luigi Di Maio tha: “Aktualisht ka një project ligji në Senat, me të cilin po merret Komisioni për çështjet Kushtetuese, që nuk na bind për metodat e njohjes së shtetësisë. Do të bëjmë pjesën tonë. Ndjenja ime është që nëse një person flet mirë italishten, njeh mirë kulturën tonë dhe ka lindur në Itali ka të drejtën të jetë shtetas Italian”.

Po cilat janë pikat që nuk bindin Di Maio-n e të tjerët? Mister. Pa iu kthyer fjalëve në erë të shkruara para ca vjetësh nga Beppe Grillo në blogun e tij, kur e quante reformën “pa kuptim”, dhe përtej deklaratave në televizion, ndoshta ka ardhur koha që M5S ndonjë fjalë mbi temën ta thotë zyrtarisht edhe në Parlament.

Nëse dhe kur do të mbërrijë në Sallë, ç’do të bëjë M5S? Në Dhomën e Deputetëve abstenuan. “Ashtu si edhe shumë ligje të tjera të PD-së, ky mbi shtetësinë është një ligj pak a shumë i padobishëm dhe, për më tepër, nuk thjeshtëzon normat por, siç bëjnë të gjitha ligjet me të cilat na keni mësuar, ndërlikojnë peizazhin legjislativ” pohoi më 13 tetorin e shkuar gjatë deklarimit të votës përfundimtare në Dhomën e Deputetëve parlamentari Riccardo Nuti.

Nëse e mendojnë kështu, grillinët do të abstenojnë edhe në Senat? Për rregulloren e këtij të fundit, abstenimi është i barasvlefshëm me votimin kundër. Nëse nuk duan të thonë të vetën pa ndikuar në rezultatin e votimit duhet të dalin nga Salla. Edhe kështu, ama, do të vërtetonin që Lëvizjes 5 Yjet, reforma që mund të bëjë italianë një milion bij imigrantësh nuk i intereson aspak.

Elvio Pasca

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

 

Il ritorno di Elsa Lila

Mësimi i madh i Ismail Kadaresë