in

Shtetësia Italiane: informacione vetëm në internet

Mbyllet call center i informacionit. Telefonatat e fundit do të jenë ato të 31 dhjetorit. Më pas informacionet për  të ditur në ç’pikë është praktika e shtetësisë do të jepen veç on-line

Romë, 16 dhjetor 2010 – Nga 1 janari asnjë informacion telefonik nuk do t’u jepet më atyre që kanë paraqitur kërkesë për shtetësinë italiane dhe duan të mësojnë në ç’pikë është praktika e tyre. Nga kjo datë, pas pesë vjetëve nga vënia në funksionim, call center-i i ministrisë së Brendshme do të nxirret në pension.

I vetmi kanal për të pasur informacione mbi praktikën e shtetësisë do të mbetet siti internet i ministrisë së Brendshme.  Duke u lidhur në internet me adresën cittadinanza.interno.it, mund të konsultohet on-line ecuria e praktikës, siç shpjegohet në prijësin e ilustruar.

Herën e parë duhet ndjekur procedura e regjistrimit, falë të cilit fitohet emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi që përdoren sa herë që dëshirohet të kontrollohet praktika. Kush nuk është praktik me kompjuterin mund të kërkojë ndihmë falas pranë patronateve.

Risia prek një numër të konsiderueshëm personash, po të mbahet parasysh që paraqiten rreth 60 mijë kërkesa shtetësie në vit, dhe që rrugëtimi burokratik deri në shpalljen e dekretit të shtetësisë  zgjat të paktën dy vjet.

EP

Lexo edhe: Si të kontrollosh on-line ku është kërkesa jote e shtetësisë

Komunitarët thirren të votojnë, jokomunitarët mbeten të përjashtuar

Ç’dokumente duhet të kem për të udhëtuar në Shengen pa vizë?