in

Shtetësia italiane. Kam qëndruar jashtë Italisë për një vit, a mund ta kërkoj?

Dua të paraqes kërkesën për shtetësinë por kohët e fundit kam qenë për thuajse një vit jashtë Italisë. A prish punë për kriterin e rezistencës?

Romë, 4 prill 2014 – Ligji mbi shtetësinë italiane nr. 91/92 ka futur mes të tjerash konceptin e rezidencës legale si kriter themelor për të huajt që kërkojnë shtetësinë italiane për rezidencë sipas nenit 9 të të njëjtit ligj. Sipas nenit 1 të D.P.R. nr. 572/93 konsiderohet ligjërisht rezident në Itali i huaji që përmbush nomrativën e parashikuar për lejen e qëndrimit dhe regjistrimin e listat e popullsisë së Komunës (Zyrat e Gjendjes Civile).

Falë orientimit të jurisprudencës, aktualisht periudha të shkurtra largimi nga Italia për arsye të justifikuara (nevoja pune apo studimi por edhe asistence familjarëve) nuk paragjykojnë kriterin e rezidencës legale nëse i huaji tregon se ka ruajtur regjistrimin në Komunë dhe se ka qenë titullar i një lejeje qëndrimi të vlefshme edhe për periudhën kur ka qenë jashtë territorit italian.

Që të përfitojë nga ky orientim, kërkuesi duhet t’i bashkangjisë kërkesës, po të kërkohet nga autoritetet kompetente, dokumentacion të përshtatshëm që të dëshmojë motivin e vlefshëm për largimin e tij të përkohshëm nga territori italian dhe ruajtjen e rezidencës legale në Itali.

Është mirë të mbahet parasysh që dhënia e shtetësisë italiane sipas nenit 9 të ligjit 91/92 karakterizohet nga një shkallë e lartë diskrecionaliteti. Pasi kalojnë dy vitet e pritjes nga data e depozitimit të kërkesës, i huaji ka mundësinë, brenda një viti, t’i nisë kërkesë për një përgjigje të shpejtë administratës publike, duke kërkuar edhe lejen për të parë aktet (ligji 241/90 mbi normat e procedimentit administrativ dhe të të drejtës së kontrollit të dokumenteve administrative). Për këtë procedurë nuk është e nevojshme të merret një avokat, me përjashtim të rastit kur i interesuari vendos t’i drejtohet gjykatës.

Maria Elena Arguello, Stranieriinitalia.it

In italiano: Cittadinanza. All’estero per un anno, posso ancora chiederla?

 

 

Motrat e vrara nga e ëma. Autopsia: janë qëlluar me thikë nga 30 herë secila

Ermonela Jaho vlerësohet me medalje nga kryeministri Rama