in

Shtetësia italiane. Lega Renzit: “Kurrë ius soli, as të zbutur”

Bitonci: “I papranueshëm propozimi i qeverisë. Nuk është problemi i fëmijëve, prindërit le të presin dhjetë vjet për t’u bërë italianë”

Romë, 25 shkurt 2014 – Ia kishin thënë gjatë dhe pas konsultimeve, ia përsëritën edhe të hënën në Senat. Legistët kundërshtojnë me forcë (por me pak vota në Parlment) reformën e shtetësisë për brezat e dytë që Matteo Renzi dëshiron të realizojë me qeverinë e re.

Të hënën në Senat, sqaron idenë e Legës kryetari i grupit të legistëve Massimo Bitonci, gjatë deklaratës së votës së besimit. “Mbi imigracinin, propozimi juaj është i papranueshëm, ju themi jo për ius soli, jo për ius soli të zutur”.

Renzi në diskutimin e tij kish folur për mundësinë e dhënies së shtetësisë italiane fëmijëve të lindur në Itali që pëërfundojnë një cikël shkollor. “Është i kotë – e sulmon Bitonci – ky sforcim demagogjik mbi shtetësinë e fëmijëve të fillores. Dhjetë vjet janë një kohë e nevojshme, për prindërit  e këtyre fëmijëve, të paktën për të treguar se e njohin vendin tonë”.

Pak më parë, kryeministri kishte thumbuar Legën lidhur  me idenë e tyre të identitetit (“të jesh i mendimit që identiteti është e kundërta e integrimit do të thotë të shkosh kundër realitetit…. “I dashur kryeministër – i përgjigjet kryetari i senatorëve legistë – nuk duhet të ndryshojmë e të integrohemi ne, siç thatë ju: kush vjen të jetojë këtu tek ne, përveçse të ketë një punë, duhet edhe të mësojë të jetojë sipas kulturës , traditave, zakoneve tona”.

 

Për t’u arratisur nga e kaluara me Visar Zhitin përballë

Kam kartën e qëndrimit, për sa kohë mund të qëndroj jashtë Italisë?