in

Shtetësia italiane. Nga 18 qershori kërkesat nisen vetëm online, ja si veprohet

Nga 18 qershori 2015 nuk paraqiten më kërkesat dorazi. Në Prefekturë do të shkohet vetëm kur të thirreni për të paraqitur origjinalin e dokumenteve

Romë, 18 qershor 2015 – Tani, kush dëshiron të bëhet italian, detyrimisht duhet të ulet para kompjuterit.

Nga sot, 18 qershor 2015, kërkesat për shtetësinë italiane nisen vetëm online, përmes portalit të ministrisë së Brendshme. Pas një muaji bashkekzistencë, mbyllet përfundimisht kanali tradicional, pra ai i dorëzimit dorazi në Prefekturë, që gjithnjë e më shpesh detyronte të interesuarit të prisnin muaj para se të merrnin një takim.

Procedura e re është e vlefshme qoftë për kërkesat e shtetësisë për rezidencë, qoftë për ato për martesë. Gjithçka bëhet nga portal internet i ministrisë së Brendshme https://cittadinanza.dlci.interno.it, ku i interesuari duhet të regjistrohet, të përpilojë formularët, t’u bashkangjisë të skanerizuar një document identiteti, certifikatën e lindjes, dëshminë penale, kuponin e derdhjes së kontributit të detyrueshëm prej 200 euro dhe të dhënat e një pullë-takse 16 euro.

Pasi paraqitet kërkesa, do të mund të ndiqet ecuria e praktikës përmes të njëjtit portal e do të mësohet edhe kur duhet shkuar personalisht në Prefekturë për të paraqitur dokumentet e bashkangjitur kërkesës në origjinal si edhe të tjera si ato që kanë të bëjnë me të ardhurat.

Këtu gjeni udhëzuesin mbi përpilimin dhe nisjen online të kërkesave, me të gjitha hapat e procedurës së re.

Lexo edhe: 
Shtetësia italiane. Ja si përpilohen e paraqiten kërkesat online
Si kontrollohet online në ç’pikë është praktika

Kam ardhur në Itali me pasaportën biometrike. Si të marr lejen e qëndrimit?

Fermare la strage, subito! Sabato cento associazioni in piazza a Roma