in

Shtetësia italiane. Rinis rrugëtimi i reformës në Dhomën e Deputetëve

Rregullat e reja për t’u bërë italian kthehen në rend të ditës në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese. Dje u dëgjuan prefekti Morcone dhe Garanti për të Miturit

Romë, 16 korrik 2015 – Një lajm i mirë. Reforma e shtetësisë është nxjerrë nga sirtarët. Zërat e korridoreve thonë se ka një shtysë nga qeveria që të miratohet sa më shpejt, faktet tregojnë se më në fund pas muajsh heshtjeje, në Parlament po niset të flitet për të.

Këtë javë, Komisioni i Çështjeve Kushtetuese ka sërish në rend të ditës 22 propozimet për ligj që duan të ndryshojnë rregullat për t’u bërë italianë. Nuk ndodhte nga shtatori i vitit të shkuar, kur kishte përfunduar seria e seancave dëgjimore të ekspertëve dhe shoqatave.

Më 14 korrik komisioni ka miratuar një shtesë të seancave dëgjimore deri më 20 korrik. E më 15 korrik u dëgjuan, mes të tjerësh edhe Prefekti Mario Morcone, kreu i dipartimentit të imigracionit dhe lirive qytetare të Ministrisë së Brendshme dhe Garanti për të miturit Vincenzo Spadafora.

Me të mbaruar të gjitha seancat dëgjimore është e logjikshme të mendohet që komisioni do të nxjerrë një tekst të vetëm reforme për ta çuar për diskutim në Dhomën e Deputetëve. Kur do të ndodhë kjo? Ka shumë mundësi, por të paktën po shkohet përpara.  

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

 

Futboll. Shqipëria, e treta në grup për shkak të golit të pësuar nga Danimarka në Elbasan

Shqiptarë me shtetësi tjetër