in

Shtetësia italiane: saktësime mbi të ardhurat

Gjykata administrative e Lazios – sentenca 4316 e 18 majit 2011

Sipas sentencës së gjykatës, “mohimi i shtetësisë italiane me motivin e të ardhurave të pamjaftueshme duhet të mbajë parasysh – në vlerësimin e aftësisë për t’u bërë ballë detyrimeve të solidaritetit ekonomik dhe shoqëror dhe në rastin kur i interesuari është pjesë e një familjeje, situatën e përgjithshme të të ardhurave nga të cilat mund të përfitojë subjekti”. Praktikisht sentenca i jep të drejtë një të huaji që kish hedhur në gjyq ministrinë e Brendshme sepse kjo i kish mohuar dhënien e shtetësisë, për të ardhura të pamjaftueshme.

Për gjykatën administrative të Lazios, për t’i dhënë shtetësinë nuk duhet parë thjesht që i huaji ka apo nuk ka në atë çast kontratë pune të varur të pakufizuar në kohë, por të konsiderojë çdo lloj të ardhure të bërthamës familjare, edhe kompensimin e papunësisë, trajtimin në fund të marrëdhënies së punës apo të ardhurat e familjarëve të tjerë. “Nuk është e nevojshme që i huaji të ketë të ardhura të tipit të rrogës apo të qëndrueshme, por mjafton që të provohet se zotëron mjete jetese të përshtatshme”.

Lexo sentencën

Essere un immigrato

Flukset. Maroni: “Mjaft me kufizime numerike, të hyjë kush ka një kontratë pune”