in

Shtetësia italiane. Si kontrollohet në ç’pikë është praktika

Përmes portalit të ministrisë së Brendshme mund të ndiqet në ç’pikë është shqyrtimi i praktikës e të lexohen edhe lajmërime të ndryshme të Prefekturës. Ja si veprohet

Romë, 9 mars 2016 – Kush ka aplikuar për shtetësinë italiane mund të kontrollojë në internet për të parë në ç’pikë është shqyrtimi i kërkesës. Mjafton të lidhet me portalin e ministrisë së Brendshme.

Kush ka aplikuar online sipas procedurës së re, në fuqi nga maji 2015, duhet të hyjë në sistem me emër përdoruesi e lejekalim që ka përdorur pikërisht për paraqitjen e kërkesës.

 

Duhet të shtypë mbi “Cittadinanza” (gjendet në kolonën në të majtë) e më pas të shtypë mbi “Visualizza Stato della Domanda”:

 

Ndërsa kush përdor portalin për herë të parë, sepse ka paraqitur kërkesë dorazi në Prefekturë sipas procedurës së vjetër, duhet  të bëjë disa hapa më shumë. Para së gjithash duhet të regjistrohet:

Pasi të ketë marrë emër përdoruesi dhe fjalëkalim, duhet të hyjë në sistem, të shtypë mbi “Cittadinanza” dhe më pas mbi “Primo accesso alla domanda”:

Tani duhet të bëjë lidhjen mes kërkesës së dorëzuar dhe profilit të tij si përdorues i sistemit. E bën duke shkruar mbiemër, emër, datëlindje dhe numrin e praktikës (pjesën që pason k10/C apo k/10), prefekturën dhe datën e paraqitjes së kërkesës, të rishkruajë kodin e kontrollit dhe të shtypë “Cerca la domanda”. 

Nëse të dhënat janë të sakta shfaqet mesazhi: “Associazione Avvenuta con Successo”. Nga ky çast e më pas, për të ditur në ç’pikë është praktika, do të mjaftojë të hyhet në sistem, të shtypet mbi “Cittadinanza” e më pas mbi “Visualizza Stato della Domanda”. 

portalin e ministrisë së Brendshme është e mundur edhe të shihen të gjitha lajmërimet nga Prefektura apo nga konsullata italiane (për ata që kanë paraqitur kërkesë nga jashtë Italisë). Mjafton të hyhet në sistem, të shtypet mbi “Cittadinanza” e më pas mbi “Comunicazioni”:

Stranieriinitalia.it/Shqiptariiitalise.com
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Lexo edhe: 

Shtetësia për rezidencë në Itali
Shtetësia për martesë. Kur dhe si paraqitet kërkesa
Shtetësia italiane për të lindurit në Itali
Shtetësia italiane. Ja si përpilohen kërkesat online

Shtetësia italiane. Udhëzues on-line i ministrisë së Brendshme 
Shtetësia italiane. Orare të reduktuara për informacionet telefonike të ministrisë

 

 

Taksa e paligjshme mbi lejeqëndrimin. Sa është e kush e paguan

Refugjatët. Centinaio (Lega): “Duan të na vrasin, t’i shporrim të gjithë!”