in

Shtetësia. Në Parlament 14 propozime reforme brenda një muaji

 

Partitë politike në garë për të ndryshuar rregullat për marrjen e shtetësisë italiane. Forca më aktive PD, por edhe të tjerat kanë hedhur nga një hap. Me përjashtim të Lëvizjes 5 Yjet

Romë, 2 prill 2013 – Mes komitetetit të të urtëve dhe mungesës së qeverisë, janë të pakta gjërat e sigurta të kësaj legjislature. Një prej tyre është që reforma e shtetësisë mbetet në qendër të vëmendes së Parlamentit të ri.

E dëshmojnë propozimet e ligjit të shumta që janë depozituar tashmë e që duan të ndryshojnë rregullat për marrjen e shtetësisë italiane nga të huajt. . nga një kërkim i shpejtë në bankën e të dhënave të Parlamentit, në Dhomën e Deputetëve dhe në Senat, zbulojmë 14, duke filluar nga propozimi me iniciativë popullore “L’Italia sono anch’io”. Tani për tani janë vetëm titujt, tekstet do të botohen on line vetëm pas pak ditësh.

Parlamentarët e PD-së kanë bërë plot tetë propozime. Në Dhomën e Deputetëve, përveç rpropozimit që mban firmat e deputetëve Pierluigi Bersani, Roberto Speranza, Cecile Kyenge e Khalid Chaouki, janë edhe ato të Gianclaudio Bressa-s (një i përgjithshëm dhe një tjetër vetëm për brezat e dytë), Susanna Cenni-t, Sandra Zampa-s dhe Guglielmo Vaccaro-s. Në Senat janë vënë në lëvizje Luigi Manconi dhe Felice Casson.

Edhe SEL e Vendolës ka paraqitur dy propozime referme, një në Dhomën e Deputetëve më 15 mars, të nënshkruar nga vetë Nichi Vendola, e një tjetër në Senat me iniciativë të Loredana De Petris. Edhe Scelta Civica per l’Italia, që fillimisht as nuk e kishte përfshirë në programin e saj elektoral) është vënë në lëvizje në të dyja dhomat e Parlamentit, me propozimet e deputetit Mario Marazziti e të senatorit Aldo di Biagio.

Mbyllin listën e propozimeve të paraqitura në Dhomën e Deputetëve ai i legistit Davide Caparini dhe i socialistit Marco di Lello. Ekziston në të vërtetë edhe një prpozim i deputetit Edmondo Cirielli (Fratelli d’Italia) por ka të bëjë vetëm me somalezët që kanë ndjekur akademitë ushtarake dhe shkollat ushtarake italiane.

Asnjë shenjë nga Movimento 5 Stelle. Do ta ketë fajin Grillo që është shprehur kundër reformës “pa kuptim”. Vështirë të thuhet se është ky shkaku pasi deputetët e senatorët e partisë së Grillos – për aq sa duket nga banka e të dhënave – nuk kanë paraqitur asnjë propozim ligji, as për ato pika të programit që i çoi në parlament.

Elvio Pasca

Edi Rama emigrantëve në Milano: “Pas 23 qershorit do të votoni aty ku jetoni”

CCA sjell historinë e kulturën e Shqipërisë në Torino