in

Shtetësia. Më 8 korrik hyn në fuqi taksa për pasardhësit e italianëve

Këtej e tutje kërkesa për njohjen e shtetësisë do të kushtojë 300 euro. Konsullata italiane në Buenos Aires: “Do të kushtojë sepse njohja e shtetësisë është një praktikë e komplikuar dhe e kushtueshme”

Romë, 1 korrik 2014 – Pasardhësve të italianëve që duan të rifitojnë shtetësinë u leverdis të nxitojnë për të shmangur pagesën e një takse të re. Kanë kohë vetëm një javë për të paraqitur kërkesë, përndryshe nga 8 korriku duhet të nxjerrin nga xhepi 300 euro më shumë. Pikërisht në atë datë do të vijë në fuqi ligji 89/2014 që mes të tjerave parashikon edhe një taksë prej 300 eurosh për njohjen e shtetësisë që kërkohet pranë konsullatave italiane prej atyre që kanë prejardhje italiane.

Deri tani kërkesa e njohjes së shtetësisë ishte falas. Tarifa e re duhet të shërbejë (edhe pse ligji nuk e thotë shprehimisht) për të shtuar në përfaqësitë konsullore personelin e angazhuar për përpunimin e praktikave të prapambetura, veçanërisht në vende si Amerika Latine që në shekullin e shkuar ishin destinacione të privilegjuara të emigracionit italian.

Jo rastësisht, në fakt, konsullata në Buenos Aires ka botuar prej disa ditësh tashmë në faqet e saj internet një lajmërim me risinë ligjore. “Do të jenë të detyruar të paguajnë – shkruhet – të gjithë personat me moshë mbi 18 vjeç që kërkojnë njohjen e shtetësisë italiane për cilindo motiv” por “vazhdojnë të paraqiten pa pagesë të gjitha kërkesat e njohjes së shtetësisë për të miturit”.

Kujt nuk do t’i njihet shtetësia, nuk do të mund të rikuperojë 300 eurot. “Duke qenë se është kontribut për trajtimin e praktikës – konfirmon konsullata – ai do të paguhet detyrimisht në çastin e paraqitjes së kërkesës edhe në rast se dokumentacioni i bashkëngjitur të jetë jo i plotë dhe pavarësisht rezultatit të verifikimeve”.

“Futja e tarifave konsullore për këtë shërbim, deri tani i ofruar falas, u vendos – përfundon lajmërimi – duke mbajtur parasysh vështirësitë e shqyrtimit të praktikës për rindërtimin e pemës gjenealogjike që jep të drejtëne shtetësisë që, siç dihet, mund të ketë të bëjë me shumë breza (ndonjëherë shkohet deri mbi gjashtë breza). Shqyrtimi dhe përmbyllja e kërkesave mbingarkojnë zyrat konsullore duke u shkaktuar impenjim të  konsiderueshëm të burimeve njerëzore dhe mjeteve të punës”.  

Elvio Pasca

 

Operacioni në Lazarat. Në mëse dy javë, 65 tonë drogë e sekuestruar, 47 të arrestuar

Shtypi shqiptar: Ministri Bushati kërkon largimin e ambasadorit Ceka