in

Shtetësia për bijtë e imigrantëve, shtyhet sërish reforma

Ddl 2092 nuk është në kalendar të punimeve të komisionit as këtë javë. Duhej të mbërrinte në Sallë në fund të korrikut, por tashmë duket se është e pamundur

Romë, 11 korrik 2016 – Akoma një shtyrje e re. Reforma e shtetësisë për bijtë e imigrantëve mbetet në rend të ditës në Senat, por vetëm në letër. Sepse pas mëse dy muajve nga paraqitja e amendamenteve, komisioni për Çështjet kushtetuese akoma nuk vendos të nisë shqyrtimin e tyre.

Për një milion të rinj të rritur në Itali e për familjet e tyre, rendi i ditës së punimeve të Komisionit për këtë javë janë një dush i ri i ftohtë. Nga e marta deri në të enjte, senatorët do të merren me masa nga më të ndryshmet, por jo me projektin e dekret ligjit 2092 “Modifikime të ligjit nr. 91 të 5 shkurtit 1992 dhe dispozita të tjera mbi shtetësinë”, i miratuar në Dhomën e Deputetëve, nga tetori i shkuar është në Komision.

E megjithatë, rreth 8 mijë amendamentet (pjesa dërrmuese e tyre të Legës) të paraqitura në fund të prillit më në fund u kataloguan nga zyrat e Komisionit. Ndaj zgjedhja është politike: presidenca nuk mendon se ka ardhur të fusë projektin e reformës në kalendarin e punimeve për të rinisur debatin mbi të. Përparësitë janë të tjera.

E për asgjë nuk vlejti as konferenca e kryetarëve të grupeve që kalendarizoi  mbërritjen e reformës në Sallën e Senatit për javën e fundit të korrikut. Duhet të ishte një shtysë, përveçse një sinjal që mazhoranca ka akoma për zemër reformën, por ishte klauzola “me kusht që të jetë mbyllur në Komision”, dhe në këtë pikë ku është arritur duket e vështirë që senatorët të arrijnë të respektojnë afatin.

Falë paralajmërimeve e shpresave, dukej sikur kishte ardhur çasti: duhej të ishte vera e të drejtave për brezat e dytë. Të drejtat ama mbeten akoma varur e për senatorët afrohet pezullimi veror i punimeve. Më mirë të mos flasim për vjeshtën e të drejtave, e thënë kështu, tingëllon si perëndim i të drejtave, e sjell ters.

Elvio Pasca

 

Reforma në drejtësi. Nuland: “Një propozim i ri po negociohet mes palëve”

Grabitet me armë banka në qendër të Vlorës