in

Shtyhet për në 10 nëntor takimi Rama-Vuçiç në Beograd

Dy kryeministrat kanë pasur sot një bisedë telefonike gjatë të cilës kanë vendosur datën e re për takimin mes tyre

Tiranë, 19 tetor 2014 – Pas gjysmë-refuzimit të kryeministrit serb të së premtes “Akoma nuk e kam vendosur nëse do të pres kryeministrin Rama” e reagimit të menjëhershëm të kryeministrit shqiptar “Shqipëria e madhe është makthi u Serbisë, jo projekti ynë” mbërrin të dielën lajmërimi zyrtar: kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç kanë ranë dakord që takimi i planifikuar (fillimisht për në 22 tetor) midis tyre të mbahet në Beograd më 10 nëntor. Këtë thotë komunikata e shtypit e Kryeministrisë pas një bisede telefonike mes dy kryeministrave.

“Ata ranë dakord se incidentet që shoqëruan ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri ishin tejet të padëshiruara” thuhet në komunikatë duke theksuar se “Mes dy kryeministrave mbeten mosmarrëveshje të qarta lidhur me gjithë sa ndodhi”. Megjithatë ata janë të mendimit se ” nuk duhet dhe nuk do ta humbin mundësinë për t’u takuar e për të punuar së bashku në funksion të stabilitetit rajonal, si edhe për të çelur një faqe të re në marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve”.

Përfundimisht, kryeministrat ranë dakord që takimi i tyre në Beograd të shtyhet për në 10 nëntor, “që të vazhdojnë dialogun e rëndësishëm që kanë nisur, si edhe për të siguruar që procesi i filluar në Berlin në 28 gusht, të shkojë përpara përmes punës për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të tyre, rajonit dhe Europës si e tërë”.

Baruti i fshehur i fuçisë ballkanike

“Ubi Siptara” dhe UEFA që nuk e ka dëgjuar