in

Shuhet aktori i humorit Skënder Sallaku. Nesër homazhet në Teatrin Kombëtar

Një prej ikonave të humorit shqiptar, Artisti i Popullit Skënder Sallaku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 79-vjeçare. Kishte një karrierë artistike gjashtëdhjetëvjeçare në skenë

Tiranë, 11 shkurt 2014 – Humoristi i njohur Skënder Sallaku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm  në moshën 79 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Atij do t’i jepet lamtumira e fundit në Teatrin Kombëtar në Tiranë gjatë homazheve që do të zhvillohen nesër në orën 10:00- 12:00. Më pas trupi i të ndjerit do të përcillet për në varrezat e Tufinës. 

Skënder Sallaku, i cili lindi në Tiranë më 25 janar 1935, ish-kampion kombëtar në mundjen klasike, ishte një nga aktorët tanë të humorit, autor skeçesh e parodish. Fillimet e në artin e cirkut, i pati në lëvizjen amatore, pranë Pallatit të Kulturës “Ali Kelmendi”. Në vitet  1954- 1955, punoi me grupin e Estradës së Kufirit  si aktor.

Në shtator të vitit 1957, hyri si aktor në Estradën e Shtetit, ku punoi deri ne fund te vitit 1990, kohë kur del në pension.

Gjatë karrierës së tij Skënder Sallaku ka meritën e të qenit klouni i parë i Cirkut dhe i çeljes së një rruge të bukur e të dashur për publikun. Ka interpretuar si pantomimist “Karrigia”, “I vdekuri”, “Busti”, Boksi”, “Kuzhinieri”, “Pjatat”, “Bojazhiu”, “Pija”, “Ariu”, “ Valixhja”, “Kovat” e mjaft të tjera.

Në rolin e klounit ai është aktivizuar edhe në tablo të ndryshme akrobatike, në numra zhonglimi, numra me kafshë, kombinime biçikletash, tablotë me pedana, etj, ku për këmbënguljen në arritjet dhe realizimin e elementëve, duke shpalosur aftësitë e tij të mrekullueshme. Ka kryer një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit.  Në grupin akrobatik punoi deri në vitin 1972, kur Cirku i Tiranës u shkëput  nga Estrada e Shtetit.

Si aktor Skënderi shkëlqeu në disa role, “Oreksi i madh”, “Revolja e humbur”, “Gjuetia e fundit”, “Cirku në fshat”, “Kur hiqen maskat”, “Estrada në ekran”.

Në vitet  1959–1960, ai ka dalë kampion kombëtar në mundje.

Është vlerësuar me tituj “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit” dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.

Sipas ATSh-se

Etrit Berisha, portieri i Lazios që po bën për vete klubin e tifozët

Durrës. Arrestohet Elton Balliu i dënuar në Itali me 26 vjet burg