in

Sigurimet e makinave. Zyrich e Quixa heqin dorë nga tarifat etnike

Nuk do  t’i rrisin më sigurimet për imigrantët. Tërhiqen dy kompanitë përpara dhënies së sentencës së gjykatës mbi çështjen e ngritur për diskriminim. Asgi e Apn: “Të bëjnë kështu edhe të tjerat”

Romë, 24 shkurt 2012 – Shtetësia e klientëve nuk do të jetë më faktor përcaktues për koston e sigurimeve të makinave të Quixa e Zurich. Dy kompanitë kanë hequr dorë vullnetarisht nga tarifat etnike, para se të detyroheshin ta bënin nga sentenca e një gjykatësi.

Muaj të shkuar, Shoqata e Studimeve Juridike mbi Imigracionin, Asgi, dhe Avokatët për Asgjë, APN, kishin ngritur një çështje civile antidiskriminim kundër dy kompanive, duke cituar disa preventivë të bërë online. Ndonjë shembull? Për të njëjtat kushte, me Zurich, një shtetas italian paguante 465 euro, një shqiptar 665, ndërsa me Quixa, një italian paguante 414 euro, një kamerunens 625.

Në atë rast, dy shoqëritë kishin mbrojtur zgjedhjen e tyre duke u justifikuar me statistikat, që sipas tyre tregojnë njëfarë varësie mes shtetësisë dhe “një tipi sjelljeje në ngasjen e makinës dhe, për rrjedhojë, një tip rreziku”. “Nuk është diskriminim”, kishin shpjeguar asokohe, të mbështetura nga Ania, shoqata kombëtare e sipërmarrjeve të sigurimeve, sipas të cilës “parametri i kombësisë ndikon njësoj si të gjithë faktorët e tjerë që diferencojnë rrezikun”.

Për Asgi dhe Apn ky është diskriminim i klientëve imigrantë, praktikë e ndaluar me ligj. Edhe Zyra Kombëtaree e Antidiskriminimeve Raciali, Unar, në fund të janarit, ka këshilluar që shoqëritë e sigurimeve të propozojnë “tarifa të pavarura nga shtetësia” e klientëve.

Seanca gjyqësore parashikohej për në 22 shkurt por ditët pararendëse Quixa dhe Zurich kanë vendosur të bëjnë prapakthehu. Me dy komunikata shtypi thuajse identike, të shpërndara shoqatave që i kishin hedhur në gjyq, thonë se kanë vepruar në mirëbesim, dhe nuk kanë pasur asnjë qëllim diskriminues”, dhe lajmërojnë se do të heqin dorë “përfundimisht” nga parametri i shtetësisë për përcaktimin e tarifave.

Zurich Insurance e ka hequr parametrin e shtetësisë që nga data 1 janar 2012, ndërsa për kontratat e sigurimit të lidhura nga Zuritel Spa risia do të hyjë në fuqi nga 30 prilli 2012. Qiuxa premton të eliminojë kriterin e shtetësisë nga 30 qershori 2012. Për rrjedhojë, Asgi e Apn kanë hequr dorë nga çështja gjyqësore dhe do të lajmërojnë për rezultatin e kësaj historie Komisionin Europian, të cilit i kishin ia kishin paraqitur këtë problem.

“Është e njëjta zgjidhje që kishim arritur vitin e shkuar me Genialloyd, kundër të cilës kishim ngritur padi. Shpresa është që këtej e tutje edhe të gjitha kompanitë e tjera që akoma sot nuk kanë hequr dorë nga kriteri i shtetësisë, që shkon kundër parimit të barazisë dhe të mos diskriminimit mes italianëve dhe të huajve në ofertën e shërbimeve” thotë avokati Alberto Guariso, që bashkë me kolegun Livio Neri ka ndjekur çështjen kundër diskriminimit.

Sidoqoftë, nuk është e thënë, që çështjet legale mbi tarifat etnike të mbyllen me tërheqjen e kompanive të sigurimeve. Atyre që deri më sot kanë paguar më shumë për shkak të parametrit diskriminues të shtetësisë, mund t’u vijë dëshira që t’udrejtohen gjykatësit për të kërkuar dëmshpërblim.
Elvio Pasca

 

Taksa mbi lejet e qëndrimit. Inca e Cgil ankimohen në Gjykatën Administrative

I jepet lamtumira Dëshmorit të Atdheut Feti Vogli