in

Sipas mediave shqiptare, shkak i arrestimit të grevistit, Konsulli i rremë italian Nicolini

Dy ditë më parë në grevë të urisë së ish të përndjekurve politikë, policia ka arrestuar koordinatorin e grevës Asllan Patriotin. Sot sipas shtypit shqiptar, shkak i arrestimit është Nicolini, i akuzuari breshan për përvetësim titujsh nderi, favorizim të emigrantëve klandestinë dhe shfrytëzim i krahut të punës.

Romë, 19 tetor 2012 – Më 17 tetor, gjykata e Tiranës shpalli të paligjshme grevën e ish të burgosurve politikë dhe vetëm pak orë më pas, të njëjtën ditë policia arrestoi grevistin Asllan Patrioti. Në lajmin e dhënë të nesërmen nga agjencia shqiptare e shtypit, ATSh, lexohet: “Policia e Tiranës arrestoi mbrëmë në kushtet e flagrancës shtetasin Asllan Patrioti, 59 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet se ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 700 euro ndaj shtetasit italian M.N. Siç bënë të ditur burime zyrtare të policisë së Tiranës,  në muajin qershor 2012, shtetasi italian M.N  denoncoi vjedhjen e automjetit te tij personal, i cili pas pak ditësh u gjet dhe iu kthye pronarit nga strukturat e policisë së komisariatit të policisë Nr.4 Tiranë. Ndërkohë që shtetasi italian prej kohësh, pas gjetjes se automjetit të vjedhur, ishte nën presionin e shtetasit Asllan Patrioti për t’u paguar, pasi pretendonte se kishte ndikuar për gjetjen e automjetit të vjedhur. Arrestimi në kushtet e flagrancës i shtetasit Asllan Patrioti, i cili është edhe koordinator i grevës së urisë të një grupi ish-të përndjekurish politikë në Tiranë, u bë në zbatim të urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë”. Thuhet që arrestimi është bërë në kushtet e flagrancës por nuk sqarohet nëse Patrioti është arrestuar duke i marrë paratë M.N-së?

Ndërkaq sot, në Shqiptarja.com shkruhet se M.N. është Massimiliano Nicolini, breshani që jeton në Durrës dhe që mëse një vit më parë “u bë i famshëm” në Itali e Shqipëri sepse u akuzua se abuzonte me titullin e Konsullit të Nderit.
Lidhur me Nicolinin, në qershor të vitit të shkuar shkruanim: “Në Pojana Maggiore, në zonën e Vicencës, karabinierët kanë zbuluar një seli të rremë diplomatike shqiptare. Në një godinë brenda një ferme bujqësore, prej disa kohësh valëvitej flamuri shqiptar, gjë që u ishte sinjalizuar forcave të rendit. Kur karabinierët shkuan për të kryer një kontroll, Massimiliano Nicolini, 34 vjeç, me origjinë nga Brescia që ishte prezantuar si konsull nderi, u ka shpjeguar se ajo është një seli diplomatike, pa nuk mund të futeshin atje. Pas disa shqyrtimesh më të hollësishme, me ndihmën edhe të ministrisë së Punëve të Jashtme, u zbulua se personi në fjalë nuk kishte asnjë titull diplomatik” dhe se akuzohej për “përvetësim titujsh nderi, favorizim të emigrantëve klandestinë dhe shfrytëzim i krahut të punës”.

Shfaqja sot e emrit të Nicolinit në çështjen e Asllan Patriotit, në të vërtetë zbardh një detaj por jo gjithë historinë e këtij arrestimi. Nuk kuptohet nëse Patrioti i ka kërkuar vërtet para Nicolinit, nëse Nicolini e ka mashtruar dhe ka futur në kurth Patriotin, apo më keq akoma nëse policia apo prokuroria ka sajuar gjithçka vetë, si e si të arrestojë grevistin.

Diritto di cittadinanza: da domani foto-poster di “Inside Out” in otto città italiane

Deputetja e ‘Agimit të Artë’: “Imigrantët qenie inferiore, sjellin sëmundje”