in

Sipërmarrësit e vitit sipas MoneyGram Award: Poulaga dhe të tjerët

Janë fituesit e çmimit MoneyGram Award. Nga organizuesi i fushatave zgjedhore, tek eksportuesja e mallrave të ricikluar, ja sipërmarrësit emigrantë që kanë shkëlqyer. Asnjë shqiptar mes finalistëve

Romë, 30 qershor 2011 – Jean-Paul Pougala, kamerunez, që nga Torino realizon fushata zgjedhore në Afrikë, është shpallur Sipërmarrësi Emigrant i Vitit.

Më 23 qershor, në Romë, fitoi trofeun më të rëndësishëm të edicionin e tretë të MoneyGram Award, Çmimi për sipërmarrësit Emigrantë në Itali. Me të në podiumin e nderit u ngjitën dhe fituesit e kategorive të ndryshme, Nelu Mega (Rumani), Hussan Lal (Indi), Kahindo Katirisa (Kongo), Maria Angelica Echeverría Muñoz (Kolumbi) dhe Thomas Myladoor (Indi).

MoneyGram International, gjiganti i transferimit të parave, dëshiron të promovojë më të mirat mes qindra mijërave ndërmarrjeve të drejtuara nga sipërmarrës të huaj në Itali dhe të shpërblejë ata që kanë dëshmuar aftësitë e udhëheqjes dhe të përshtatjes me sukses së punës së rrugën e tyre me vendin tonë. Çmimet u dhanë nga një juri e përbërë nga eksponentë të rëndësishëm të ekonomisë, financës dhe të komuniteteve akademike, e kryesuar nga Vincenzo Boccia, Kryetar i Konfederatës së Industrive të Vogla Confindustria.

Kontinenti afrikan qe protagonisti i edicionit të këtij viti : gjashtë prej pesëmbëdhjetë finalistëve ishin afrikanë, një shenjë pozitive kjo e të zhvillimit në një nga zonave kryesore të globit.

Çmimi më prestigjioz, Sipërmarrësi Emigrant i  Vitit iu dorëzua Jean Paul Pougalës, si përfaqësuesi më i mirë në të pesta kategoritë e  çmimit (Rritje, Punësim, Novacion, Sipërmarrje e të Rinjve dhe Përgjegjësia Sociale).

Jean Paul Pougala ka lindur në Kamerun Bafang në vitin 1962. Rrjedh nga një familje poligame patriarkale, ku numërohen tridhjetë vëllezër e motra nga gratë e ndryshme të të atit. Ka ardhur në Itali në vitin 1985 për të studiuar ekonomi. Aktualisht  jeton në Torino dhe shpesh udhëton për në Gjenevë, ku është Profesor Sociologjie dhe Gjeopolitike në Shkollën e Diplomacisë.

Në vitin 1994 ka themeluar në provincën e Torinos, “Election Campaign Store”, një kompani aktive në prodhimin dhe tregtimin e artikujve promovuese për fushatat zgjedhore.

Kompania siguron mbështetje e konsulencë për përcaktimin e fushatës zgjedhore, përveç materialeve kryesore promovuese (postera dhe sende reklame). Tregu i saj kryesor është Afrika. Në vitin 2011 kompania ka punuar për tetë nga 11 fushatat zgjedhore në Afrikë, si dhe ka qenë e pranishme në zgjedhjet presidenciale dhe lokale në Peru në Gjermani për votimet lokale në Berlin. Për 2012, kompania është thirrur në kuadrin e fushatës presidenciale në Francë.

Aktualisht punëson rreth 20 vetë në Itali dhe ka një parashikim rritjeje për vitin 2011 prej 11%.

Nelu Mega lindur në Focsani (Rumani) në vitin 1973, në Itali që nga viti 1995, jeton në Aprilia (Latina) dhe fitoi MoneyGram Award në kategorinë e Rritjes.

Në vitin 2005 ka themeluar në Latina sipërmarrjen e “Edilmega e Mega Nelu”. Megjithë krizën, kompania e tij është rritur edhe gjatë vitit 2011 në sajë porosive për rregullimin e banesave luksoze, që në përgjithësi nuk janë pakësuar në kryeqytet dhe në përgjithësi në rajonin e Lazio-s. Gjatë vitit të fundit ka zgjeruar fushën e tij të specializimit edhe në rregullimin e pajisjen e mjediseve të pikave të mëdha të Shpërndarjes. Parashikohet që ta mbyllë vitin me një rritje prej 33%.

Hussan Lal ka lindur në vitin 1966 në Para Srampor në Indi dhe aktualisht jeton në Castellucchio (në provincën e Mantovës); fitoi MoneyGram Award për Punësimin.

Lal menaxhon aktivitetin e tij bujqësor në sektorin e frutave dhe perimeve; kultivon e prodhon perime dhe fruta, si për shitje ashtu edhe për kooperativën. Punonjësit e tij janë shtuar nga 24 që ishin në vitin 2008 në 34 në 2010, ndërsa shitjet e kooperativës së tij janë më shumë se dyfishuar në periudhën 2008-2010.

Kahindo Katirisa, e lindur në Kongo në vitin 1965, ka arritur në Itali si refugjate politike në 1997 dhe tani jeton në Romë. Iu dha MoneyGram Award në kategorinë e Novatorizmit.

Kakrijuar në Romë në fund të vitit 2010, Barazavenir, një kompani e angazhuar në shpërndarjen dhe marketingun e produkteve italiane të ricikluar (p.sh. produktet informatike, makineri dhe sende hi-tech që nuk përdoren më, veshje etj). Tregjet e saj kryesore janë vendet e Afrikës Sub sahariane, veçanërisht Kongoja. Ndërmarrja e saj  kryen mbledhjen në Itali, seleksionimin, dërgimin dhe tregtimin e këtyre produkteve në Afrikë.

Angelica Maria Muñoz Echeverría ka lindur në Kolumbi në Bogota në vitin 1983 dhe jeton në Itali që nga viti 1996, në Casarile në provincën e Milanos. Fitoi MoneyGram Award në kategorinë e Sipërmarrësve të Rinj.

Në vitin 2008 themeluar një shtëpi diskografike, “Blue Sound Estudios”, e specializuar në muzikë jus amerikane. Tani për tani ka rreth 12 të punësuar dhe ka prodhuar disa nga hitet kryesore të muzikës Bachata. Shoqëria merret me krijimin, formulimin dhe prodhimin e produkteve muzikorë, edhe në shërbim të shtëpivë të ndryshme diskografike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Thomas Myladoor, i lindur në Indi në vitin 1950, me banim në Itali që nga viti 1975, jeton në Romë dhe është fituesi i MoneyGram Award për  Përgjegjësinë Sociale.

Në Romë ka një ndër restorantet më të mira indiane sipas World food and Ethnic Cuisine. Brenda vetëm tre vjetësh (në 1995) ristoranti i ka dhënë mundësi të themelojë “Mother and Child”,

një organizatë jofitimprurëse që menaxhon në Kerala, në Indinë jugore një shtëpi ku janë strehuar rreth 200 fëmijë dhe 70 nëna të vetmuara. Gjithashtu në Itali, nëpërmjet restorantit të tij, organizon një shërbim mense sociale për njerëzit në nevojë.

Sot organizata jofitimprurëse u mëson të rinjve se si të projektojnë dhe prodhojnë mobilie me dizajn italian në Indi, duke i reinvestuar fitimet në fondacion dhe duke krijuar në këtë mënyrë mundësi të reja pune për të rinj indianë dhe italianë.

Vitin e shkuar mes finalistëve të çmimit MoneyGram Award ishte edhe një sipërmarrës shqiptar, rritësi i lepujve, Kel Gjondrekaj.

Imigrantët gay, sfida e dyfishtë e integrimit

Në Milano tërhiqen pasaportat e kërkuara deri më 17 qershor