in

Skuadra e kryeministrit Monti

Qeveria që profesor Monti paraqiti sot në Quirinale, ka vetëm 17 ministra (përfshirë atë vetë), nga të cilët 5 pa portofol. Ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave, e mbulon vetë Kryeministri. Të gjithë ministrat e tij janë me profil të lartë teknik dhe asnjë prej tyre nuk mund të quhet politikan. Nga ana tjetër Monti u beson grave, tre nga ministritë më të rëndësishme: atë të Punës, të Brendshme dhe të Drejtësisë.

Lista e plotë e ministrave është:

Mario Monti, kryeministër dhe ministër i Ekonomisë dhe Financave; Paola Severino, ministër i Drejtësisë; Corrado Passera, ministër i Zhvillimit dhe i Infrastrukturave; Giampaolo Di Paola, ministër i Mbrojtjes; Giulio Terzo, ministër i Jashtëm; Anna Maria Cancellieri, ministër i Brendshëm;  Elsa Fornero, ministër i Punës e Politikave Shoqërore me delegim për Shanse të barabarta; Francesco Profumo, ministër i Arsimit, Univeristetit dhe Kërkimit Shkencor; Lorenzo Ornaghi, ministër i Monumenteve kulturore; Renato Balduzzi, ministër i Shëndetësisë; Mario Catania, ministër i Politikave bujqësore dhe të pyjeve; Corrado Clini, ministër i Ambientit.

Veç këtyre, Monti ka emëruar edhe pesë ministra pa portofol: Enzo Moavero Milanesi (Çështje Europiane), Piero Gnudi (Turizëm dhe Sport), Fabrizio Barca (Kohezion territorial), Piero Giarda (Marrëdhënie me Parlamentin), Andrea Riccardi (Kooperacion ndërkombëtar dhe Integrim). Monti do të propozojë gjithashtu në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave edhe Antonio Catricalà, presidentin aktual të Antitrust-it, sio nënsekretar i Presidencës së Këshillit të Ministrave.

ke.bi.

Lexo edhe: Cancellieri, Fornero dhe Riccardi. Ata që do të qeverisin imigracionin

Papa puth Imamin. Toleranca sipas Benetton-it

Riccardi për Integrimin. Sinjal pozitiv për politikat e imigracionit