in

Social Card. INPS përditëson faqen internet: “U takon edhe të huajve”

Një hap përpara, por në Contact Center akoma nuk e dinë e formularët e kërkesës akoma nuk përmbajnë fushat për imigrantët. Faqet internet të Postës dhe të ministrisë së Financës dhe asaj të Punës parashikojnë akoma mes kritereve shtetësinë italiane

Romë, 17 janar 2014 – Mbi Social Card-ën (apo karta e blerjeve) për të huajt më në fund diçka po vihet në lëvizje, ndoshta edhe falë sinjalizimit tonë dhe letrës së ASGI-it.

INPS ka përditësuar sot (Data e botimit: 17/01/2014) faqen e saj internet dedikuar kartës sociale duke shpjeguar që nuk është më ekskluzivitet i shtetasve italianë. Tani është shkruar e zezë mbi të bardhë: “Ligji i stabilitetit 2014, ka shtrirë të drejtën edhe «qytetarëve italianë ose të Vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk kanë shtetësinë e një vendi anëtar që janë titullarë të të drejtës së qëndrimit ose të drejtës së qëndrimit të përhershëm, ose të huajve titullarë të lejes së qëndrimit BE për qëndruesit afatgjatë» (ligji nr. 147/2013, neni 1, paragrafi 216)”.

Është një hap i parë, por nevojiten edhe shumë të tjerë. Ndërsa shkruajmë këto rreshta, në një tjetër faqe internet e INPS-it, edhe kjo dedikuar kartës sociale, pohohet se “Karta e blerjeve u jepet shtetasve italianë me moshë nga 65 vjeç e sipër, apo të miturve nën 3 vjeç”. Madje nuk rezulton i përditësuar as formulari për ta kërkuar këtë kartë. Është identik me atë të vitit të shkuar e nuk përmban asnjë fushë dedikuar imigrantëve: ku të deklarohet, për shembull, që ka lejen e qëndrimit CE për qëndruesit afatgjatë?

Edhe në Contact Center të INPS-it (që përgjigjet në numrin 803.164) informacioni i saktë e ka të vështirë të mbërrijë. Në orën 19.35 të të premtes 17 janar një operatore e sjellshme përpiqet të na bindë që për të kërkuar kartën sociale, “në bazë të ligjit në fuqi, duhet të jesh shtetas italian”.

Mbetet e papërditësuar edhe faqja internet e shoqërisë Poste Italiane S.p.A. (në sportelet e të cilës mblidhen kërkesat e jepen Kartat Sociale), sipas së cilës duhet të jesh “shtetas italian rezident në Itali e i regjistruar në Zyrat e Gjendjes Civile”. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për faqet internet të ministrisë së Financave dhe të ministrisë së Punës. Edhe në mesazhin e regjistruar të numrit të gjelbër të programit Karta për blerjet, 800.666.888, refreni është po ai: “qytetarë italianë…”

Elvio Pasca

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Blue Panorama ndërron ditën e fluturimit pa lajmëruar pasagjerët

Rruga e përpjetë drejt Evropës së Bashkuar