in

Sondazhi i Corriere.it mbi shtetësinë. Votoni edhe ju

T’u jepet shtetësia fëmijëve të lindur në Itali nga prindër imigrantë? Merrni pjesë edhe ju në sondazhin e faqeve online të të përditshmes Corriere della Sera

Romë 23 nëntor 2011 – T’u njihet shtetësia italiane bijve të lindur në Itali të imigrantëve? E kërkon Napolitano. Je dakord?

Është ky sondazhi i fundit i Corriere.it mbi temën që ka ndezur këto ditë politikën italiane. Mëse gjysma e lexuesve që kanë votuar shprehen në favor të dhënies së shtetësisë bijve të të huajve.

Pikërisht dje, gjithnjë në faqet on line të kësaj gazete, propozohej një sondazh i ngjashëm: “Është Çmenduri që fëmijët e lindur në Itali nuk janë italianë, je dakord me Presidentin e Republikës?”. i janë përgjigjur rreth 12 mijë lexues dhe diÇka më shumë se gjysma (51,4%, deri në këtë çast) e mendojnë si presidenti.

Ju ftojmë të votoni edhe ju sondazhin. E keni merak vetë…

Riccardi: “Napolitano ka të drejtë. Duhet rishikuar ligji mbi shtetësinë”

Futboll. Më 7 shtator 2012 nis aventura shqiptare për botërorin Brazil 2014