in

Sportisti Massimo Voltolina kapërcen Adriatikun me not

Një “urë” simbolike mes dy brigjeve të Adriatikut dhe shenjë afrimi mes dy vendeve, Italisë e Shqipërisë, gjithnjë e më të lidhur në vitin përkujtimor të zbarkimeve të para të refugjatëve shqiptarë në Itali 20 vjet më parë

Romë, 1 shtator 2011 – Më 4 shtator do të zhvillohet përshkimi nga një breg në tjetrin i kanalit të Otrantos, që do të ketë si protagonist atletin parmens, kampion të tregarëshit, Massimo Voltolina. Ai do të matë forcat me një sipërmarrje të re e të vështirë, pas rekordit të vendosur në kalimin e Ngushticës së La Manshit në vitin 2006 në një kohë prej 13 orësh e 1 minutë.

Një ngjarje e  rëndësishme sportive kjo, që do të hyjë në historinë e sportit, pasi është herë e parë që provohet pas tentativës së Paolo Pintos në gusht të vitit 1985 por që nuk u realizua për shkak të detit me shumë dallgë. Por edhe sociale, pasi evenimenti sportiv do të vlejë edhe për t’u dhënë një hov të ri politikave të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ky kapërcim i veçantë i detit promovohet nga shoqata “Learn To Be Free” Onlus, e kryesuar nga Irene Pivetti, ish legiste, ish Kryetare e Dhomëssë Deputetëve, në bashkëpunim me Krahinën e Puljes, Komunën e Barit, CONI-n, dhe një sërë entesh italiane private e publike, përfshirë edhe katë universitete, tre të Lecces dhe Foggias dhe ai i Parmës. Nga pala shqiptare, ai ka mbështetjen e ministrisë të Turizmit të Shqipërisë dhe të autoriteteve vendore të Vlorës.

Ky do të jetë kalimi i parë pa ndalesë me not të detit Adriatik, pa ndihma të jashtme, pa pajisje specifike e vetëm me kostum banjoje, syze deti dhe falë një pergatitjeje të rreptë atletike, planifikimi dhe respekti të fiziologjisë njerëzore. 

Do të jenë rreth 85 km not në det të hapur me pikënisje nga Punta Palascìa (në skajin fundor lindor të Salento-s), për të mbërritur në fillim tek Punta Linguetta e më pas në Portin Turistik të Orikumit.

Sipas organizatorëve, “para se të jetë një akt sportiv dhe një rekord, evenimenti ka lindur si projekt i një studimi me frymëmarrje të gjerë që kërkon të arrijë objektiva specifike, sportive, kulturore dhe risi falë përfshirjes së 4 Universiteteteve të rëndësishme italiane.

Ky rrugëtim me not përbën edhe një eveniment të rëndësishëm në rrang ndërkombëtar, vlera e të cilit shkon përtej vlerës thjesht sportive.  Sipërmarrja e Voltolinës kërkon të jetë një shenjë miqësie mes të gjithë popujve të Mesdheut, që sot përjeton shumë konflikte. Një “urë” simbolike mes dy anëve të Adriatikut dhe shenjë afrimi mes dy vendeve, Italisë e Shqipërisë, gjithnje e më të lidhur në vitin perkujtimor të zbarkimeve të para të refugjatëve shqiptarë në Itali 20 vjet më parë”.

MTKRS, në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike në Shqiperi ka mbështetur të gjithë projektin. Mbërritja e Massimo Voltolinës në Vlorë parashikohet më 5 shtator, në varësi të kushteve metereologjike dhe të atyre detare. Ceremonia e mirësearrdhjes do të mbahet pas mbërritjes në Portin Turistik të Orikumit.

Në ç’raste ndalohet dëbimi?

Festivali i Durrësit nderon me Gladiatorin e Artë regjisorin e madh Coppola