in

‘Start it up’, për të huajt që duan të hapin ndërmarrje. Deri më 15 mars paraqitja e kërkesave

Është nisma që u drejtohet imigrantëve nga vende jo komunitare që dëshirojnë të ngrenë një aktivitet. Një mundësi konkrete për integrim ekonomik e shoqëror në Itali për 400 kandidatë sipërmarrësish të huaj

Romë, 29 shkurt 2012 – Vazhdojnë aktivitetet e projektit ‘Start it up – Nuove imprese di cittadini stranieri’ i promovuar dhe i financuar nga Ministria e Punës dhe e Politikave shoqërore – Drejtoria e përgjithshme e Imigracionit dhe e Politikave të Integrimit, në bashkëpunim me Unioncamere kombëtar dhe 10 Dhomat e Tregtisë e qyteteve që kanë nisur eksperimentimin në territor: Ancona, Bari, Bergamo, Catania, Milano, Roma, Torino, Udine, Verona e Vicenza.

Janë këto, territoret nga veriu në jug të Italisë, që ministria e Punës ka zgjedhur – mbi bazë të përqendrimit të të huajve dhe të disponibilitetit të mjeteve financiare të nevojshme për krijimin e sipërmarrjes – për të çuar përpara në mënyrë eksperimentale iniciativën që u drejtohet imigrantëve të vendeve që nuk bëjnë pjesë në BE, që kanë leje qëndrimi, dhe që e shohin ngritjen e aktivitetit privat si mundësi konkrete integrimi shoqëror dhe ekonomik në Itali. Iniciativa ka për qëllim të promovojë rritjen e aftësive sipërmarrëse të pjesëmarrësve dhe mundëson fitimin e kompetencave manaxheriale bazë, të nevojshme për hapjen e administrimin e një aktiviteti privat në Itali.

Të gjithë ata që duan të marrin pjesë në këto kurse mund të paraqesin kërkesë deri më 15 mars e për të mësuar se si mund të bëjnë e për të shkarkuar formularët mund të shkojnë në faqet internet të dhomave të Tregtisë të qytetit apo në këtë faqe të Unioncamere dedikuar projektit.

Leggi anche:

Come si apre la Partita I.V.A.?
Come si entra in Italia per lavoro autonomo

Censimento. Oggi l’ultimo giorno per restituire i formulari

Pasaportat biometrike. Nga 1 marsi të tjerat janë të pavlefshme