in

Steve Jobs, vizionari që vuri talentin e tij në shërbim të Apple-it

Nga Glen Chapman (perkthyer nga ATSh)

San Francisco, 6 tetor 2011 – Themeluesi dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ”Apple”, Steve Jobs, i cili vdiq dje në moshën 56-vjeçare, ishte një figurë emblematike nga Silicon Valley. Ai ishte babai i disa produkteve vizionare të viteve të fundit të firmës mollë (apple). 

Në moshën 56-vjeçare, ky vizionar dha dorëheqjen në muajin gusht 2011 nga kryesimi i ndërmarrjes që e themeloi në një garazh në vitin 1976, pas sukseseve të kompjuterëve ”Macintosh”, të iPod-eve, telefonave iPhone dhe së fundi të tabletave numerike iPad. 

I lindur në San Francisco më 24 janar 1955 nga një mama beqare, Steve Jobs u adoptua kur ai ishte ende njëjavësh, sipas biografisë zyrtare.  Ai u adoptua nga një çift nga Mountain View, në jug të San Francisco dhe u rrit duke lozur në mes të kajsive që e bënë dhe Silicon Valley (lugina e siliciumit), çerdhja informatike kaliforniane. Gjatë studimeve të shkollës së mesme, ai ndjek konferenca në grupin ”Hewlett-Packard” dhe punon gjatë një sezoni vere me Steve Wozniak, i cili do të themelonte bashkë me të shoqërinë ”Apple” disa vite më vonë.

Në moshën 21-vjeçare dhe Wozniak, në atë kohë inxhinier tek ”Packard”, 26 vjeç, krijojnë së bashku shoqërinë ”Computer” në një garazh të familjes së Jobs. 
Pas suksesit me komjuterët personalë ”Macintosh” dhe pas një lufte pushtetesh të brendshme, Jobs largohet nga ”Apple” në vitin 1985 dhe merr kryesimin e studiove ”Pixar”.

Dhe në mungesë të tij, grupi i mollës shkon drejt shkatërrimit. Jobs thirret për ta drejtuar në vitin 1997 dhe e ringre duke lancuar ”iMac”, që e bën kompjuterin një objekt vizatimi. 

Më pas vjen suksesi planetar i ”iPod”-it, lancuar në vitin 2001, walkman-i numerik më i shitur në botë dhe iPhone, që kombinon funksionet e një telefoni, një walkman, një asistent personal dhe një konsulent lojërash deri në suksesin e fundit të iPad.
“Jam rritur në një shtresë të mesme dhe nuk kam qenë kurrë shumë i interesuar për para”, kishte deklaruar 

Për një kohë të gjatë ai pati një aventurë me këngëtaren Joan Baez. Martuar që prej vitit 1991, ai ka katër fëmijë, prej të cilëve një vajzë të lindur para martesës. 
Operuar për një kancer në pankreas në vitin 2004, ai u largua gjashtë muaj në vitin 2009 pasi iu nënshtrua transplantit të mëlçisë.

Shuhet Steve Jobs, babai vizionar i kompanisë Apple

Agim Sulaj tra i ‘Fratelli d’Italia’