in

Studentët e huaj. Leja e qëndrimit do të zgjasë sa kursi i studimeve

Risia në dekretligjin mbi arsimimin i miratuar sot në mëngjes në Këshillin e Ministrave. Kyenge: Një hap i madh përpara për Italinë”

Romë, 9 shtator 2013 – Më në fund një revolucion i vërtetë për studentët e huaj të Universiteteve italiane: nuk do të jenë të detyruar të përtërijnë çdo vit lejen e qëndrimit, por do të kenë një dokument të vlefshëm për të gjithë kohëzgjatjen e kursit të studimeve.

Risia përfshihet në një dekret ligji të miratuar mëngjesin e sotëm nga Këshilli i Ministrave. Me titullin ambicioz “Arsimimi rinis”, parashikon ndërhyrje 360°, nga fuqizimi i bursave të studimit te vendosja e tavanit për shpenzimet për librat shkollorë, pa harruar ndërhyrjet në ndërtesat e shkollave apo punësimin e docentëve mbështetës.

Mes ndërhyrjeve “për sistemin univrsitar dhe për kërkimin shkencor”, ka edhe një nen kushtuar studentëve të huaj. Siç përmbledh një komunikatë e Pallatit Chigi, “kohëzgjatja e lejes së qëndrimi do të barazohet me atë të kursit të studimeve apo të formimit, duke respektuar normat në fuqi mbi certifikimet e studimeve dhe të kurseve formuese”.

“Është normë shumë e rëndësishme, e miratuar apostafat për të qenë më  tërheqës për studentët që nga jashtë vijnë të studiojnë në Itali, një nga problemet më të mëdha të sistemit tonë arsimor” tha kryeministri Enrico Letta në konferencën e shtypit. Në fakt, studentët e huaj në shkollat e larta e universitetet italiane janë 4% e të gjithë studentëve, sa gjysma e mesatares europiane.

Me norma të tilla Italia përpiqet të tërheqë studentë të rinj por edhe të ndihmojë ata që jetojnë tashmë këtu. Sa bij imigrantësh të rritur në Italido të mund të vazhdojnë të qëndrojnë rregullisht këtu vetëm falë lejeqëndrimit për studime?

“Është një masë që e vë Italinë përkrah shteteve të tjera europiane. Duam që universitetet tona të jenë të konkurrueshme, por edhe t’u vijmë në ndihmë shumë studentëve që për vështirësi burokratike nuk arrinin të vazhdonin studimet” ka shpjeguar ministrja Cecile Kyenge, frymëzuese e kësaj nisme, duke shtuar: “Ky është një hap i madh për Italinë”.

Elvio Pasca

Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, nis legjislatura e re

I bimbi cantano “Volare”. Il razzista “Bruciamoli”